LAJMI I FUNDIT:

Përkundër shtimit natyror, popullsia rezidente e Kosovës u zvogëlua për 33 mijë banorë

Përkundër shtimit natyror, popullsia rezidente e Kosovës u zvogëlua për 33 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin mbi “Vlerësimin: Popullsia e Kosovës 2015”.

Sipas një njoftimi të ASK-së, ky publikim ofron të dhëna statistikore mbi popullsinë në nivel vendi dhe komune. ASK-ja do të vazhdojë ta bëjë këtë vlerësim, çdo vit, me qëllim që ta sigurojë serinë kohore të treguesve demografikë mbi ndryshimet në nivel territorial.

Po sipas ASK-së, baza e të dhënave për ta vlerësuar numrin e popullsisë për vitin 2015 është marrë nga numri i vlerësuar i popullsisë rezidente në Kosovë në fund të vitit 2014, nga lindshmëria, nga vdekshmëria dhe nga lëvizjet e popullsisë së Kosovës për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2015.


“Numri i lindjeve me banim rezident në Kosovë për vitin 2015 ishte 31 116 lindje, numri i vdekjeve ishte 8 884 dhe shtimi natyror ishte gjithsej 22 232. Numri i personave, që kanë imigruar (ardhur) në Kosovë gjatë vitit 2015 ishte 18 862 banorë, derisa numri i emigrantëve (larguar) kosovarë ishte 74 434 banorë dhe bilanci i migrimit për vitin 2015 ishte 55 572 persona”, thuhet në komunikatë.

Më tej shtohet se përkundër një shtimi natyror prej 22 232 banorëve, popullsia rezidente e Kosovës u zvogëlua për 33 340 banorë, për shkak të emigrimit (largimit) të theksuar në vitin 2015.

“Popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2015 (31 dhjetor 2015) vlerësohet të jetë 1 771 604 banorë rezidentë”, thuhet në njoftim.

Në këtë publikim janë përfshirë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë (nga një komunë në tjetrën), ku numri i lëvizjeve te brendshme është vlerësuar të jetë 8 972 banorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori