Llapjani që ka përjetuar luftën e Bosnjës, Sami Vokrri, ka folur për masakrën e Srebrenicës në 21-vjetorin e saj, ku kanë mbetur të vrarë mbi 8000 veta.
“Kjo është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore. Për mua është një gjenocid i kryer, i cili nuk duhej të ndodhte në vendet e Evropës. Kjo nuk është dashur kurrë të ndodhë. Në Bosnjë kam parë edhe shumë masakra dhe kam përjetuar luftën atje”, ka rrëfyer Vokrri për Klan Kosova.
“Kam qenë student që kam ikur nga regjimi i Millosheviqit, ku atje më pas kam luftuar për tre vjet e gjysmë. Kam qenë në luftën frontale dhe i anëtarësuar në Armatën e Bosnjës”, thotë ai.
“Ato janë vitet më të rënda dhe nuk do të ia dëshiroja asnjë njeriu. Ato kanë mbetur në kokën time dhe është vështirë të largohesh nga to, kur ke hjek edhe për kafshatën e gojës”.
“Në luftën e Bosnjës shumë pak flitet, por që aty kanë marrë pjesë shumë shqiptarë”, tregon Vokrri.
“Ka qenë kohë shumë e vështirë. Edhe vëllau im Avniu është dashur të ikë pasi i kishte ardhur koha për të shkuar në akademinë ushtarake të asaj kohe”.
“Mund të them se 90 për qind të kohës atje, për tre vite e gjysmë, kemi ngrënë vetëm oriz”.
Vokrri ka thënë se ngjarja e Srebrenicës ka ndodh për shkak të moskujdesit të shteteve të perëndimit.
“Lufta e Bosnjës nuk mund të krahasohet me atë të Kosovës, sepse ajo ka qenë shumë e ashpër, madje ka qenë luftë e pistë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QMK: Zjarrfikësit e Shkupit dhe Tetovës shuan tre zjarre në hapësira të hapura
Superoperacioni i SPAK, Meta: Propagandë nën diktatin e Edi Ramës! Të bëhej para 14 majit
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare