LAJMI I FUNDIT:

Banorët e shtëpisë që po digjet janë mirë

Banorët e shtëpisë që po digjet janë mirë

Burime të portalit Koha.net brenda familjes Agushaj, pronare e shtëpisë e cila ka marrë flakë në Veternik kanë treguar se të gjithë familjarët janë shëndosh dhe kanë arritur të evakuohen nga shtëpia.

Në orët e mbrëmjes të së premtes, në objektin e banimit dhe furrën e bukës Kosovarja në periferi të Prishtinës ka shpërthyer zjarr.


Portali Koha.net ka kontaktuar me Qendrën e Alarmimit dhe Koordinimit Emergjent në Komunën e Prishtinës, e cila ka konfirmuar se bëhet fjal për këtë ndërtesë.