LAJMI I FUNDIT:

Kombinimi i veshjeve i cili ka pushtuar të gjitha damat e njohura: Fsheh çdo mangësi!

Kombinimi i veshjeve i cili ka pushtuar të gjitha damat e njohura: Fsheh çdo mangësi!

Këtë verë po dominojnë fundet midi me lara, ndërsa me këtë fanellë krijoni bashkim të përsosur dhe hit të vërtetë mode

Modelet popullore krop-top, përkatësisht fanellat deri nën gjoks kanë filluar të vishen vitin e kaluar, mirëpo këtë verë përfundimisht po dominojnë, transmeton Telegrafi.


Damat e njohura janë ngazëllyer me kombinimin e modelit krop-top dhe fundet midi dhe të gjata, të cilat janë hit absolut dhe kurrë nuk dalin mode. Ajo që është e përsosur te këto kombinime të veshjeve është edhe që fundi me lara midi mund të mbulojë celulitin, kërdhokullat dhe vithet, madje edhe tepricën në stomak, nëse zgjidhni modelin e duhur.

Screenshot_2

Këngëtaret dhe aktoret aq shumë duan ta veshin këtë bashkim mode si në rastet e relaksit, ashtu edhe në ngjarjet gala dhe në tepihun e kuq.

Nëse stomakun nuk e keni edhe aq perfekt, zgjidhni modelin i cili nuk do t’ju shtrëngojë shumë dhe nuk do t’i theksojë shtresat dhjamore, ndërkaq fundi le të jetë sa më i thellë dhe patjetër duhet t’i përshtatet gjerësisë së belit tuaj.

Lozni me ngjyrat dhe gjatësitë dhe kënaquni me me hitin e përsosur të modës për të gjitha gjeneratat! /Telegrafi/