LAJMI I FUNDIT:

Nishani uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë

Nishani uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani ka uruar presidentin amerikan, Barak Obama me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

“Me rastin e 240 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta për ju dhe popullin mik amerikan”, thuhet në mesazhin e Nishanit.

“Përfitoj nga rasti që, në këtë 4 Korrik, të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme e shumë domethënëse që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve që nga hedhja e hapave të para në krijimin e shtetit modern e deri në ditët e sotme, për konsolidimin e demokracisë dhe të institucioneve demokratike. SHBA-ja mbetet për Shqipërinë dhe shqiptarët mbështetësi dhe partneri kryesor strategjik për kryerjen e reformave të thella në kuadër të agjendës euroatlantike. Të ndërgjegjshëm për vlerat e lirisë, shqiptarët ndjehen sot krenarë që janë rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara dhe koalicionit global në luftën kundër ISIS, terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shton Nishani. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori