LAJMI I FUNDIT:

Kulla e Ajfellit me ngjyra të flamurit turk

Kulla e Ajfellit me ngjyra të flamurit turk

Kulla e Ajfellit do të ndriçohet sot në mbrëmje nga ngjyrat kuq e bardhë të flamurit turk, në shenjë nderimi dhe solidariteti për viktimat e sulmeve kamikaze në aeroportin e Stambollit, bëri të ditur kryebashkiakja e Parisit.

Ky vendim u morr për të shprehur mbështetjet e kryeqytetit të Parisit për viktimat dhe të afërmit e tyre, si dhe ndaj popullit turk, pas sulmit në aeroport.


“Një tjetër sulm terrorist u shënua, i njëjtë me ato të regjistruara edhe më parë që vunë në shënjestër njerëzimin nëpërmjet shkatërrimit të jetëve të pafajshme. Ky akt i përsëritur duhet të na gjejë të bashkuar dhe të sigurt në vlerat tona përballë atyre që nuk dëshmojnë asgjë të tillë”, tha kryebashkiakja, Anne Hidalgo në një deklaratë pak pas sulmit.