Kur kryeministri i Britanisë David Cameron ra dakord me Bashkimin Evropian në shkurt për rishikimin e kushteve të anëtarësimit për Mbretërinë e Bashkuar, ai këmbënguli që BE të njihet zyrtarisht si një “bashkim me shumë monedha.”
Cameron besonte se duke vendosur limite të qarta mbi integrimin Evropian, mbi monedhën dhe çështje të tjera, ai do të mund të fitonte shumicën e votave në favor të marrëveshjes – dhe rrjedhimisht, do të mund të qëndronte në BE – kur Britania e Madhe të mbajë referendumin në 23 qershor.
Megjithatë, në vend që të ofronte një qartësi të tillë, pakti përdor gjuhë të paqartë për të shmangur një deklaratë të tillë zyrtare – si dhe për të shmangur nevojën për ta shpjeguar një deklaratë të tillë. Që të jemi të qartë, vendimi i shkurtit i dha Cameronit mjaftueshëm gjëra për t’i mundësuar atij të bëjë fushatë kundër Brexit. Duke specifikuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka nuk janë të detyruara të bëjnë euron monedhë zyrtare, homologët e tij në të vërtetë e konfirmuan BE-në si një bashkim me shumë monedha.
Por, vendimi ritheksoi edhe një herë objektivin për krijimin e një BE-je “monedha e të cilës është Euro”, dhe rikonfirmoi kriteret e traktatit që thonë se vendet e tjera jo në euro, të tilla si Bullgaria e Polonia, do të duhet të përdorin euron kur të arrijnë kushtet e tyre të para-caktuara (Suedia nuk ka leje të qëndrojë pafundësisht jashtë euros dhe i plotëson kushtet për përdorimin e euros, megjithatë në një farë mënyre ia ka dalë të shmangë hyrjen në bashkimin monetar).
Ambiguiteti lindi nga mungesa e dëshirës – apo pamundësia – për të ofruar përshkrim të qartë se si do të mund të funksionojë një bashkim me shumë monedha në të ardhmen. Është një pyetje e vështirë – njëra që duhet të marrë përgjigje, pavarësisht rezultatit të referendumit. Në fund të fundit, nëse votuesit britanikë do të zgjedhin të dalin nga BE, një problem i ngjashëm mund të shfaqet nga çfarëdolloj negociate post-“Brexit” për ta mbajtur BE-në në tregun e përbashkët.
Tashmë ka një konsensus të përgjithshëm se, me kalimin e kohës, eurozona do të ketë nevojë të ndërtojë një sistem më të integruar të qeverisjes ekonomike. Në të vërtetë, shumica e konomistëve bien dakord se bashkimi monetar ka nevojë jo vetëm për një bashkim bankar, i cili tashmë po krijohet në eurozonë, por edhe koordinim më të madh në politikat fiskale, për të kompensuar mungesën e politikave të pavarura monetare dhe normat fleksibël të interesit.
Politikanët, gjithashtu, mbështesin ndryshimin drejt integrimit më të madh fiskal – së paku ata që përfaqësojnë rrymën e të moderuarve. Ministri konservator i financave të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, ministri i qendrës së majtë i ekonomisë të Francës Emmanuel Macron, dhe ministri i qendrës në Itali Pier Carlo Padoan, kanë bërë thirrje për versione të ndryshme të një ministri financash të përbashkët për eurozonën. Mosmarrëveshja këtu qëndron te forma që duhet të ketë integrimi.
Gjermania e konsideron koordinimin fiskal si me rëndësi kritike në zbatimin e rregullave të sjelljes të kompanive, ndërsa Franca dhe Italia parapëlqejnë të përfshijnë më shumë mekanizma për menaxhimin e përbashkët të rreziqeve, mekanizma të tilla si eurobondet apo sigurimet e papunësisë që i ndajnë kostot së bashku. Dukshëm, një balancë do të duhet të arrihet mes këtyre ideve. Për të kënaqur Gjermaninë, rregulla më të ashpra fiskale duhet të formojnë themelin për një integrim më të madh. Por rregulla të tilla duhet të jenë të përshtatshme të ofrojnë njëkohësisht hapësira më të mëdha për politika kundërciklike si dhe më shumë simetri, duke detyruar vendet që janë surplus apo deficit tregtar të reduktojnë imbalancat.
Për më tepër, kuadri i përgjithshëm i punës duhet të mbështesë menaxhimin më efektiv të rreziqeve të përbashkëta dhe një buxhet të vetin për eurozonën, siç kërkojnë vendet anëtare të jugut. Ndryshimet institucionale dhe ligjore, përfshirë themelimin e një lloj parlamenti të eurozonës dhe thesari të eurozonës, do të jenë gjithashtu të nevojshme, në mënyrë që t’i jepet legjitimitet përpjekjes. Arritja e të gjitha këtyre gjërave është thelbësore për t’i mundësuar BE-së të funksionojë si një bashkim monetar efektiv me shumë monedha. Cameron, njësoj si paraardhësi i tij Gordon Brown, i cili qe i pranishëm në kohën kur euro u krijua, por e mbajti Britaninë e Madhe jashtë saj, e njeh nevojën për integrim më të madh të eurozonës, qoftë edhe për arsyen e thjeshtë se Britania ka interes që tregjet e saj më të rëndësishme të eksportit të kenë performancë më të mirë ekonomike.
Por, që të angazohesh në mënyrë efektive në një eurozonë më të integruar, pa u bashkuar me të, do të jetë gjithsesi një punë jo e lehtë. Që të jetë e suksesshme, Britania do të duhet të ndjekë dy objektiva kyçe. E para, ajo duhet të themelojë një bashkëpunim të ngushtë me BE-në mbi çështje të tjera kyçe, të tilla si siguria, politika e jashtme apo ajo e klimës. E dyta, duhet të sigurohet se një eurozonë gjithnjë e më e integruar nuk fiton autoritet për të bërë vendime fiskale dhe rregullatorë të njëanshme të cilat, duke i dhënë formë të re tregut të përbashkët apo sektorit financiar, do të kenë pasoja të rëndësishme për Britaninë.
Eurozona, nga ana e saj, duhet t’i marrë parasysh interesat britanike në procesin e integrimit, por pa e lejuar Britaninë ta ngadalësojë atë. Ndërsa çështjet që lidhen me integrimin në eurozonë dhe në bashkimin me shumë monedha nuk kanë qenë tema kyçe në debatin mbi Brexit, debat i cili është përqendruar te emigrimi, ato mbetet çështje me rëndësi vitale për të ardhmen e BE-së, me apo pa Britaninë. Megjithëse vijimi i anëtarësimit të Britanisë në BE nuk është në themel e papajtueshme me një eurozonë më të mirëintegruar, krijimi i institucioneve që mund të mbështesin një bashkim të përhershëm me shumë monedha – në thelb, siç e kam argumentuar më herët, Dy Evropa në Një – do të jetë politikisht dhe ligjërisht sfiduese.
Në dështimin e saj për të paraqitur një vizion të qartë, marrëveshja e njoftuar në shkurt nuk vendos as një precedent të fuqishëm për kapërcimin e këtyre sfidave. Nëse Evropa do të duhet të bëjë progres të qartë drejt stabilitetit dhe prosperitetit, ajo duhet të sigurojë transparencë dhe legjitimitet në çdo hap. Vetëm me një vizion të qartë politik dhe me institucione që mund të qartësojnë politikat në kohë krize apo në kohë normale, BE-ja do të jetë në gjendje të lulëzojë sërish. Nëse Britania qëndron, BE-ja duhet të punojë në mënyrë urgjente për të gjetur se si do të mund të funksionojë një bashkim me shumë monedha, në vend që të rikthehet te biznesi si zakonisht. Nëse Britania del, të njëjtat probleme bazë do të duhet të zgjidhen, me dallimin, gjithsesi, se Britania do të ketë humbur çdo mekanizëm për të ndikuar mbi rezultatin.
(Autori është ish-administrator i Programit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe zëvendëspresident i Institutit Brookings).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit