LAJMI I FUNDIT:

Mobilie plastike me dizajn modern dhe ngjyrat të theksuara

Mobilie plastike me dizajn modern dhe ngjyrat të theksuara

Gjatë viteve të fundit, tavolinat e rënda, të bëra nga druri, kanë filluar të zëvendësohen me tavolina plastike, me dizajn modern dhe me ngjyra të theksuara

Këto tavolina janë të përshtatshme dhe të qëndrueshme sidomos për dhoma të vogla të ngrënies, sepse nuk zënë shumë vend.


Përpos që duken bukur, mobiliet e plastikës janë shumë më të lira se ato të drurit, apo të metalit, transmeton Telegrafi.

Përparësia e plastikës në raport me materialet e tjera qëndron edhe në faktin se asaj është lehtë t’i jepet forma e dëshiruar, gjë që e bën atë të përshtatshme sidomos për prodhimin e karrigeve.

Mjafton që ato t’i pastroni me një leckë të lagët një herë në dhjetë ditë.

Njëra nga përparësitë e mobilieve të plastikës qëndron në faktin se ato shumë lehtë barten nga njëri vend te tjetri, kurse, sipas nevojës, mund t’i zhvendosni edhe në tarracë.

Karriget e plastikës janë ideale edhe për faktin se mund të palosen njëra mbi tjetrën, duke mos zënë vend të madh, për t’i përdorur më pas në rast se kemi mysafirë të shumtë, apo për ndonjë rast të ngjashëm. /Telegrafi/

2

3

3-Shell-Chairs

4

5

6

8

7