LAJMI I FUNDIT:

Nismëtari i Brexitit e pranon: Nuk është dashur të premtojmë 350 milionë funte në javë (Video)

Nismëtari i Brexitit e pranon: Nuk është dashur të premtojmë 350 milionë funte në javë (Video)

Udhëheqësi i Partisë për pavarësinë e Britanisë së Madhe, Nigel Farage, ka pranuar publikisht sot se nuk mund të përmbushë një nga premtimet në të cilën kishte bazuar fushatën e tij.

Gjatë një interviste dhënë në emisionin “Good Morning Britain”, Farage ka thënë se ky vend nuk do të marrë 350 milionë funte në javë, edhe pse partia e tij për muaj të tërë kishte folur se në rast të Brexitit, kjo shumë e parave do të përfundojë në mirëqenie dhe shëndetësi, transmeton Telegrafi.


“Unë thjesht nuk mund të garantojë një gjë të tillë”, ka deklaruar Farage duke shokuar kështu edhe prezantuesen, e cila ia kishte rikujtuar se një pjesë e madhe e 17 milionë votuesve kishte votuar për dalje nga BE-ja, pikërisht për shkak të këtij premtimi.

“Ka qenë një gabim, nuk është dashur këtë ta thoshim”, ka shtuar duke buzëqeshur Farage dhe duke u përpjekur të shpjegojë se ai kurrë nuk kishte premtuar një gjë të tillë.

Por e shpejt në reagim ishte edhe prezantuesja, e cila sërish ia rikujtoi se 17 milionë njerëz kanë votuar për shkak të këtij premtimi.

“Prisni ju lutem, a e dini se njerëzit kanë votuar për shkak të premtimit tuaj, dhe ju në fund thoni se ishte një gabim”, ka shtuar prezantuesja, derisa Farage me gjakftohtësi i është kundërpërgjigjur, “ashtu është”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori