Në prag të edicionit të 17-të të Streetball Kosova, Shoqata e Streetballit në Kosovë, në vikendin e 25 dhe 26 qershorit, do të organizojë për herë të parë në Kosovë, turneun ndërkombëtar “Streetball Kosova International 2016”.
Turneu i parë ndërkombëtar, i njohur nga FIBA 3×3 Basketball, që nga pranimi i Shoqatës së Streetballit të Kosovës në këtë institucion të FIBA-së, më 12 shkurt 2013, do të zhvillohet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Drejtuesit e Shoqatës së Streetballit të Kosovës, në një konferencë për media në Swiss Diamond Hotel, kanë zbuluar detajet lidhur me turneun e parë ndërkombëtar të Streetballit, në Kosovë.
Turneu i parë ndërkombëtar, do të zhvillohet më 25 dhe 26 qershor, në ambientet e Pishinës së Gërmisë në Prishtinë, duke nisur nga ora 15:00.
Në edicionin e parë, do të marrin pjesë 8 skuadra: 4 ekipe mysafire nga Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia dhe 4 skuadrat finaliste të Superfinales së “Limak Streetball Kosova 2015”, kampionët nga Mitrovica, Vision Grup, dhe skuadrat Air Force One, Che Bar Kosova dhe NATO.
Për shkak se është edicioni i veçantë, edhe shpërblimet janë të veçanta. Shoqata e Streetballit për fituesin e turneut ndërkombëtar, ka paraparë çmimin prej 4000 eurove dhe për finalistin 1000 euro.
Kryetari i Shoqatës Streetball Kosova, Agon Fehmiu, për gazetarët ka thënë se ky projekt ka qenë i paraparë shumë kohë më parë, derisa po jetësohet më shpejt se ç’është planifikuar.
“Shoqata e Streetballit të Kosovës, sivjet e organizon këtë garë si pilot projekt dhe provë gjenerale para edicionit të vitit të ardhshëm, ku FIBA e ka nderuar Shoqatën e Streetballit të Kosovës duke i ofruar që të jetë organizatore e nivelit Challenger të garave, nivel ky i treti për nga rëndësia në botë, pas Masters dhe World Tour Finals, në mesin e shtatë niveleve të garave ekipore në planet. Duhet të theksojë se, aktualisht, në tërë Evropën janë vetëm 7 Challengera dhe nga viti i ardhshëm, Streetball Kosova Challenger do të jetë i teti.
Ky ka qenë synimi ynë, tash e tri vite dhe ne kemi shpresuar se ky objektiv i yni, do të përmbushet diku në vitin 2019 apo 2020, mirëpo puna dhe organizimet e Streetball Kosova, si në planin vendor të organizimit të garave, ashtu edhe në prezantimin e suksesshëm dhe përshtypja e shkëlqyeshme që ka lënë Kosova në Bukuresht Challenger, gjatë dy viteve të fundit, ka bërë që Streetball Kosova të nderohet nga FIBA 3×3 Basketball, me ftesën për të organizuar Challengerin në vitin 2017″, ka thënë Fehmiu.
Ndërkohë, sekretari i Shoqatës së Streetballit, Agim Musliu tregoi detajet rreth ecurisë së garave, që do të zhvillohen gjatë vikendit.
“E shtuna do të jetë ditë e garave në grupe, ku 8 skuadra do të jenë të ndara në dy grupe nga katër dhe do të ndeshen secila me secilën. Në fund, dy vendet e para nga grupi A dhe B, do të kualifikohen për gjysmëfinale.
Të dielën, do të kemi dy ndeshje gjysmëfinale, pastaj garat në ngulitjen më të bukur dhe gjuajtje për tri pikë, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit nga ekipet pjesëmarrëse, dhe në fund do ta kemi ndeshjen finale, e cila edhe do të na jep kampionin e edicionit të parë të Streetball Kosova International 2016″, tha Musliu.
Kampioni do të fitojë të drejtën e kualifikimit në garën Challenger, në Lipik të Kroacisë ose qytetit Sibiu në Rumani, varësisht nga përcaktimi i FIBA 3×3 Basketboll, se ku do të luajë kampioni i Streetball Kosova International 2016.
Kjo ngjarje vjen në bashkëorganizim me agjencionin e marketingut të sportit, Non Stop Comunications.
TETË EKIPET PJESËMARRËSE
Në turneun e parë ndërkombëtar Streetball Kosova International 2016, do të marrin pjesë tetë ekipe.
- Vision Group (Kosova)
- Istanbul (Turqia)
- Nord Gym (Bullgaria)
- Goelden Eagle Albania (Shqipëria)
- Shkupi (Maqedonia)
- Air Force One (Kosova)
- NATO (Kosova)
- Che Bar (Kosova)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare
Largimi i Ten Hag punë e kryer, Manchester United nis bisedimet me trajnerin e njohur evropian
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur