LAJMI I FUNDIT:

Flet mamaja e djalit të dhunuar në kopsht

Flet mamaja e djalit të dhunuar në kopsht

Gjendja shëndetsore e djalit 3-vjeçar të dhunuar nga administratorja e kopshtit “Diren” mësohet se është e rënduar.

Familja e vogëlushit është detyruar ta shtrojë në spital, raporton “Anabel.al”.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara, 3 vjeçari i cili shihej duke u rrahur me shpulla nga Anjeza Shabani, i është nënshtruar një rezonance magnetike.

E ëma e vogëlushit ka rrëfyer për “Anabel” se, djali është në gjende të rëndë.

“Ai ka pasoja të tmerrshme nga dhuna”, rrëfen Jonida, e cila e ka gdhirë pranë të birit dhe me gjithë mbështetjen e qindra mijëra shqiptarëve të skandalizuar nga akti i administratores së kopshtit, ku Jonida besoi të birin.

Të hënën (20 qershor) e gjithë Shqipëria u ngrys e tmerruar, pasi pa në emisionin “Stop” një video të fshehtë ku tregohej se si ish-prezantuesja televizive e kthyer në pronare kopshti, rrihte vazhdimisht djalin e vogël që nuk pushtonte së qari, përcjell mapo.al.

Shabani sot paradite u justifikua me pretendimin se video nuk është e plotë dhe se ajo pasi e kishte rrahur, e puthte, por pamjet barbare dhe fakti që ai djalë sot (21 Qershor) gjendet i shtruar në spital, janë dëshmia më e fortë për tmerrin që kjo grua ka ushtruar tek vogëlushi.