LAJMI I FUNDIT:

Serbia, çuni i lazdruar i Ballkanit

Serbia, çuni i lazdruar i Ballkanit

Bahri Bivolaku

Fillimi i ndërtimit të një lagjeje në Zveçan, nga Serbia, pa përfilljen institucionale të shtetit të Kosovës, dhe marrja e vendimit për ngritjen e përmendores së Car Lazarit në Qendrën e Mitrovicës së Veriut, e bëjnë të domosdoshëm qasjen ndryshe të politikës së Kosovës, por edhe asaj ndërkombëtare karshi Serbisë

Një nga anekdotat shqiptare thotë: Një vajzë shkoi të vizitohej tek doktori. Pas vizitës, doktori e pyeti: “Sa vjeçe je, se siç e di ilaçet jepen sipas moshës”. Ajo iu përgjigj: “Jam 22 vjeçe, por ilaçet mi jep për 30”.


Në Ballkanin Perëndimor, Evropa dhe SHBA-ja ka kohë që për shtetet anëtare po shkruajnë ilaçe, por siç duket nuk e kanë gjetur formulën ende se për cilën moshë t’iu jepen. Ilaçet e dhëna pa e ditur moshën e pacientit, dikë e çojnë peshë e dikë e vënë në gjumë. Serbisë si duket terapia nuk po i përshtatet dhe paraqitet shumë e djallëzuar dhe për të mos qenë e tillë duhet rritur doza se ndryshe do të prodhojë trazira në rajon.

Marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës e Serbisë, të arritura qoftë në bisedimet e Vjenës, Planit të Ahtisarit, por edhe ato në Bruksel, precizojnë qartë mënyrën se si Serbia mund të investojë në Kosovë. Karshi marrëveshjeve këtë rrugë ajo duhet ta ndjekë, ndryshe nuk kanë kuptim apo humbin kuptimin marrëveshjet e arritura. Edhe garantuesit ndërkombëtar ënë këtë mes kanë obligimet e tyre, ndryshe regjioni i Ballkanit Perëndimor gradualisht po shndërrohet në oazë të realiteteve të krijuara dhunshëm. Mbase qëllimet e tilla e determinojnë edhe ndërmarrjen e hapave politikë te shteti i Shqipërisë, si dhe ai i Kosovës, për të krijuar realitete ekzistuese të këtij rajoni, përfshirë territorin aktual të Serbisë.

Lajmi se në ndërtimin e “Lagjes së Diellit” në Zveçan me fonde milionëshe do ta ndihmojë edhe shteti i Kinës, vërtetë e bënë inferiore konstruktivitetin e politikës së Kosovës. Diplomacia e vendit duhet të lëvizë, siç duhet të lëvizë shteti, për të treguar se Zveçani është komunë e Republikës së Kosovës dhe se cilido shtet në botë mund të investoj atje, por marrëveshjet sipas të drejtës pozitive të vendit të bëhen në Prishtinë e jo në Beograd.

Politika në Kosovë, por edhe shoqëria ka vite që po jeton me ëndrrën e një lufte të fituar dhe produktit që dha ajo. Po i numërojnë veteranët, gjersa të tjerët vazhdojnë luftën, por me metoda tjera. Është koha e fundit që kjo politikëbërje të lëshojë shkëndijat e ndryshimit për të qenë e bashkuar në ndërtim të një kauze të përbashkët për ta fituar paqen. Lideri i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, me veprimet e tija politike po dëshmon se di dhe është për ta ndërtuar një kauzë të përbashkët politike, e cila i dedikohet vizionit për të ardhmen e vendit.

Politika në Kosovë, këtë konsensus duhet ta kërkojë edhe në raport me kërkesat ndërkombëtare për detyrat e shtëpisë, qoftë ajo edhe për veriun e vendit që nuk mund të identifikohet si një pasqyrim i ecjes si i vetëm, por së bashku me miqtë tanë e jo me idealizëm të tepruar.

Në trend

Më shumë
Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Magazina
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

Magazina
Kalo në kategori