Komiteti Drejtues Ndërministror (KDNM), konfirmon se Konzorciumi i udhëhequr nga Kompania franceze ka dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për implementimin e fazës së parë për Zhvillimin e Projektit të Brezovicës.
“Si rrjedhojë e pamundësisë së Partnerit Privat për të siguruar mjetet financiare në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP dhe propozimin detyrues nga Partneri Privat, Komiteti Drejtues Ndërministror në përputhje me kontratën ka marrë vendim për të shkëputur Marrëveshjen e PPP-së dhe për ekzekutimin e sigurimit të tenderit të Partnerit Privat (500.000 euro).
Veprimet juridike të ushtruara nga ana e Qeverisë janë plotësisht në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP-së dhe të gjithë legjislacionin përkatës. Edhe pse ky nuk është rezultati i preferuar i përfundimit të procesit të Marrëveshjes së PPP, është e nevojshme për të mbrojtur interesin publik dhe për të minimizuar rreziqet financiare që lidhen me zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës.
Edhe pse procesi i tanishëm i prokurimit është duke u përfunduar, Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson angazhimin e saj të palëkundur për zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, në muajt e ardhshëm, përmes një procesi qe do të zhvillohet me procedura tjera. Projekti mbetet një projekt me rëndësi strategjike për Kosovën dhe komunitetin lokal dhe Qeveria është e bindur se një qendër turistike e klasit botëror do të zhvillohet nga investitorë, zhvillues dhe operues të njohur ndërkombëtarë në një të ardhme të afërt.
Qeveria e Republikës së Kosovës shfrytëzon rastin për të falënderuar konzorciumin e udhëhequr nga kompania franceze dhe partnerët e saj për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe dhe vitit të kaluar për të lëvizur projektin përpara. Edhe pse ato përpjekje nuk mjaftuan në përmbushjen e të gjitha kërkesave të përcaktuara në kontratë, Komiteti Drejtues Ndërministror i ka parasysh përpjekjet e rëndësishme të bëra për të avancuar këtë projekt nga kompanitë MDP, POMA dhe kompani të tjera franceze dhe turke që ta bëjnë ketë projekt të suksesshëm. Ne jemi të bindur se Qeveria Republikës së Kosovës, bazuar në të gjitha këto përpjekje shumë shpejt do ta përmbushë premtimin për realizimin e suksesshëm të Projektit të Brezovicës”, thuhet në kumtesën e Komitetit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë
![A po don me fitu ni Vespa?!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/b87c97c2-a046-48bc-adee-30977091d606-380x233.jpg)
A po don me fitu ni Vespa?!
![Reagimi publik nga KD Events & Communications: Prishtina Football Fest është e hapur dhe falas për të gjithë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/01-1-380x233.png)
Reagimi publik nga KD Events & Communications: Prishtina Football Fest është e hapur dhe falas për të gjithë!
![Një platformë që çdo prind duhet ta dijë: BrainHero.ai sjell botën e përrallave në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Brainhero-380x233.jpg)
Një platformë që çdo prind duhet ta dijë: BrainHero.ai sjell botën e përrallave në shtëpinë tuaj!
![Google Wallet tani në dispozicion për bartësit e kartelave në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Picture-1-380x233.png)
Google Wallet tani në dispozicion për bartësit e kartelave në Kosovë
![Për nder të 25 vjetorit, Al Trade Center ua dhuron falë 10% të banesës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_9-16-380x233.jpg)
Për nder të 25 vjetorit, Al Trade Center ua dhuron falë 10% të banesës
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-149-380x233.jpg)
Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman
![Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/albania-380x233.png)
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi
![Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-beqiri-380x233.jpg)
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
![Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/broja-380x233.png)
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja
![Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-24-230503-380x233.jpg)
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë
![Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/budanov-380x233.jpg)
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë