Imami nga Peja, Enes Goga, i cili ka ushtruar padi pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës ndaj kryeredaktores së gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka marrë kundërpërgjigje nga kjo e fundit.
Imami Goga pretendon se në publikimin e artikullit “Imamët e dyshuar për terrorizëm po përgatisin fushatë denigruese kundër imamëve të moderuar” janë thënë të pavërteta duke përfshirë shpifje dhe fyerje ndaj tij. Të gjitha pretendimet e imamit Goga i ka hedhur poshtë në kundërpërgjigjën e kësaj padie kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, dhe përfaqësuesi i saj ligjor, Arianit Koci.
Gazeta “Zëri” kishte realizuar një hulumtim i cili bazohej në raporte të ndryshme ndërkombëtare dhe informacione të sigurta brenda inteligjencës kosovare, në të cilin rezultonte se një lëvizje vehabiste ishte duke përgatitur një fushatë denigruese për disa prej imamëve modernë, të cilët kanë qenë larg gjuhës së rrymave ekstremiste. Në bazë të informacioneve ishte raportuar se imami Goga bënte pjesë në këtë “lëvizje”.
Ky shkrim që është tërësisht i bazuar në burime të inteligjencës flet se si disa nga imamët e dyshuar për nxitje të urrejtjes fetare dhe terrorizmit kanë arritur të sigurojnë qasje në informacionet konfidenciale në Prokurorinë e Shtetit dhe në dosjet e Policisë, duke ndërmarrë operacione për degradimin e kolegëve të tyre imamë modernë se gjoja ata kanë pasur qasje radikale gjatë ligjërimeve në disa xhami. Pasi që ishin siguruar këto informacione “Zëri”, kishte bërë publike këtë veprimtari vehabiste.
Publikimi i këtij lajmi në “Zëri”, kishte bërë që imami nga Peja të pretendojë se ky artikull përmban deklarata shpifëse dhe fyese ndaj tij, duke i shkaktuar dëme jomateriale, ku dhe ka kërkuar dëmshpërblim. Imami Goga pretendon se shkrimi i drejtohet atij si individ, pavarësisht faktit se artikulli i drejtohet një “grupacioni” të dyshuar për sigurimin e informacioneve konfidenciale nga institucionet e drejtësisë si dhe sigurisë.
Përkundër kësaj, kryeredaktorja Xharra, përmes përfaqësuesit ligjor Arianit Koci, pretendimet e imamit Goga i cilëson krejtësisht të pabaza.
“Artikulli në fjalë nuk i drejtohet Enes Gogës si individ, i cili ka siguruar qasje në Prokurorinë e Shtetit dhe në Policinë e Kosovës, mirëpo ky artikull flet në përgjithësi për pjesëtarët e këtij grupi vehabist duke mos iu referuar në asnjë pikë Enes Gogës si vijë ndërlidhëse e këtij grupi vehabist me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës. Andaj, në këtë formë paditësi me padinë e tij paraqet të pavërteta të cilat asnjëherë nuk janë thënë në artikullin në fjalë”, thuhet në kundërpërgjigjen e Xharrës drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Imami Goga po ashtu pretendon se gjatë këtij shkrimi ai është akuzuar për veprën penale “Dëmtimin e varreve apo kufomave”, pavarësisht se në shkrimin e publikuar në “Zëri” ishte cituar njoftimi për medie i Prokurorisë së Shtetit në të cilën konfirmoheshin hetimet ndaj tij.
Në artikullin e botuar thuhet se: “(…) Një nga drejtuesit e këtij operacioni, Enes Goga, në vitin 2014 u arrestua për veprimtari të lidhur me terrorizëm ku dhe ka qëndruar disa javë në burg, derisa ai ka qenë nën hetime edhe për ‘përdhunim’ të varrezave – konfirmim i Prokurorisë për media”.
Qartë mund të vërehet se artikulli nuk e ka akuzuar imamin Goga për veprën penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave”. Artikulli i është referuar të njëjtit si person që ka qenë i dyshuar për veprimtari të lidhur me terrorizmin dhe nxitje të urrejtjes fetare paralelisht në bazë të konfirmimeve të Prokurorisë ku thuhet se i njëjti ka qenë edhe nën hetime për veprën penale të abuzimit me varreza.
Ky pretendim i imamit Goga si të mëparshmet është hedhur poshtë në kundërpërgjigjen e kryeredaktores Xharra duke e quajtur si artikull të bazuar në burime dhe në përputhje të plotë me etikën gazetareske.
“I gjithë artikulli i atakuar, përdor gjuhë të balancuar në përputhje me etikën e gazetarisë dhe në përputhje me interesin publik, ngase ai është i bazuar në burime të caktuara të cilat bazuar në legjislacionin në Kosovë janë të mbrojtura. Tema për të cilën është shkruar është temë jashtëzakonisht e ndjeshme dhe është në interes të publikut që të jetë i informuar për të gjitha këto ngjarje”, thuhet në kundërpërgjigjen e Xharrës.
Ndër të tjera në kundërpërgjigje të padisë Xharra bën të ditur se ky artikull është i bazuar tërësisht në burimet e saj. Përveç burimeve të fshehta të cilat janë normale në gazetarinë hulumtuese, publikuesja e këtij shkrimi është bazuar edhe në informata publike siç janë komunikatat zyrtare të Prokurorisë. Po ashtu, ky shkrim është i mbështetur edhe në Raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan të bërë për liritë fetare. Pra, i gjithë ky shkrim është i bazuar plotësisht në informata relevante të rrjedhura nga institucionet shtetërore dhe ato ndërkombëtare.
Imami nga Peja, Enes Goga, në padinë e tij të ushtruar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka kërkuar që të kompensohet në vlerë prej 20 mijë eurove, sepse, sipas tij, ai ndihet i dëmtuar për dëmet që i janë bërë nga dalja e këtij artikulli.
Ndryshe, ditë më parë gazetarja Arbana Xharra, ka bërë të ditur përmes një postimi në FB, se Hoxhë Enes Goga paska ngritur padi ndaj saj, për siç thotë ajo dëmin që ajo ja paska shkaktuar, duke kërkuar dëmshpërblim prej 20.000 euro. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?