Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me anë të një komunikate për media thotë se me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik, njofton të gjithë fermerët blegtoral të Kosovës, për paraqitjen e Sëmundja Gungore të Lëkurës (SGL) (tek kafshët lloji gjedhi) ose ndryshe e njohur si Lumpy Skin Disease (LSD) në vendet e rajonit.
Sipas AUVK-së, Sëmundja Gungore e Lëkurës (SGL) është sëmundje e një rëndësie të lartë socio-ekonomike sepse mund të preken me shume se 50 % e fermave blegtorale, ngordhshmëria tek kafshët e prekura mundë të arrijë deri 10% .
Ja njoftimi i plotë i AUVK:
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik, njofton të gjithë fermerët blegtoral të Kosovës, për paraqitjen e Sëmundja Gungore të Lëkurës (SGL) (tek kafshët lloji gjedhi) ose ndryshe e njohur si Lumpy Skin Disease (LSD) në vendet e rajonit.
Sëmundja Gungore e Lëkurës (SGL) është sëmundje e një rëndësie të lartë socio-ekonomike sepse mund të preken me shume se 50 % e fermave blegtorale, ngordhshmëria tek kafshët e prekura mundë të arrijë deri 10% . Humbjet tjera që shkaktohen janë reduktim i prodhimtarisë së qumështit, ulje e fertilitetit dhe dëmtim i përhershëm i lëkurës së kafshëve.
Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në lëkure.
Transmetues i kësaj sëmundje janë mizat pickuese që më aktive janë në periudhën e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së hershme, sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica ).
Kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human.
Deri këtë vit kjo sëmundje nuk ka qenë e përhapur në vendet e regjionit ballkanik, ku ne si vend, kemi qenë të lirë nga kjo sëmundje. Sëmundja për herë të parë është paraqitë në Greqi në vitin 2015 ku nga prilli i këtij viti janë regjistruar rastet e para të kësaj sëmundje në Bullgari dhe cila brenda muajit prill ka arritur një përhapje të shpejtë, në Maqedoni me datë 08.06.2016 është konfirmuar rasti i parë ndërsa javën e kaluar e kemi pasur rastin e parë të konfirmuar në Komunën e Bujanocit (Serbi).
Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë duke u bazuar ne raportet e shpërthimit të sëmundjes, për shtetet në të cilat është prezent sëmundja ka nxjerrë masën e ndalesës së importit për kafshë të gjalla. Bazuar në rrjedhën e përhapjes së sëmundjes ku edhe ne si vend jemi të ekspozuar ndaj mundësisë së prekjes, ne si autoritet jemi mobilizuar me të gjitha kapacitetet që kemi, në koordinim me autoritetet tjera vendore dhe regjionale, që të bëjmë më të mirën, që të arrijmë të kemi sa më pak ose aspak kafshë të prekura. Do të angazhohemi në sigurimin e vaksinës kundër kësaj sëmundje si masa me efektive në parandalimin e përhapjes së saj.
Masat kryesore për menaxhimin e kësaj sëmundje në vendin tonë:
1. Autoritet lokale në koordinim me AUV-në, të dalin në vendngjarje në secilin rast të raportuar,
2. Asgjësimi i kafshëve të prekura dhe të ngordhura, groposja e tyre të bëhet në afërsi të fermës ku paraqitet sëmundja,
3. Dezinfektimi i fermave dhe lokacioneve të dyshimta,
4. Ndalimi i menjëhershëm i operimit të tregjeve të kafshëve në tërë vendin,
5. Ndalimi i qarkullimit të kafshëve (lëvizja nga ferma),
6. Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe surveillances (10 km) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova