Nëse futbolli është sport përmes të cilit identifikohen qindra milionë njerëz dhe identifikimet e tilla nuk mbesin jashtë qëndrimeve politike, politizimi i ndeshjeve kur në garë janë përfaqësueset e kombëtareve është i pashmangshëm.
Mendoj se një politizim i tillë nuk duhej të ndodhte për ndeshjen Shqipëri-Zvicër. Arsyet janë të shumta. Të gjithë e dimë se para luftës, në kohën e diskriminimit politik dhe ekonomik të shqiptarëve nga republikat e ish-Federatës së Jugosllavisë, Zvicra ishte shteti që u dha strehë mbi 200 mijë shqiptarëve, i punësoi, ua mundësoi të depërtojnë në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe secilit individ i ofroi kushte që të shprehin tërë potencialin e tyre.
Gjatë luftës ky shtet hapi dyert e solidaritetit me viktimat e gjenocidit serb në Kosovë. Pas përfundimit të luftës mbështeti rindërtimin e Kosovës së shkatërruar dhe në momentet vendimtare, kur vendosej për statusin final të Kosovës, Zvicra mbështeste pavarësinë e Kosovës dhe u bë shteti i cili e njohu shtetësinë e Kosovës vetëm disa ora pas shpalljes së pavarësisë.
Shaqirit, Xhakës, Xhemajlit, Mehmedit, Behramit dhe lojtarëve tjerë me origjinë shqiptare që luajnë në përfaqësuesen e Zvicrës, ky shtet ua ka krijuar të gjitha kushtet që të shprehin tërë talentin e tyre. Shkëlqimi i këtyre lojtarëve në terrenin e futbollit është nderë për lojtarët në fjalë dhe vetëm me angazhim maksimal sportiv ata nderojnë veten dhe origjinën e tyre kombëtare.
T’i cilësosh Shaqirin, Xhemajlin, Mehmedin, Behramin si “tradhtarë” vetëm pse luajnë për përfaqësuesen kombëtare të Zvicrë,s janë cilësime të ngutshme dhe që nuk kanë të bëjnë aspak me frymën që duhet të përhapë sporti. Të interpretosh faktin që dy vëllezërit Xhaka (Graniti dhe Taulanti) luajtën në dy përfaqësuese të ndryshme si “tipike shqiptare: vëllai kundër vëllait” është neveritëse.
Sado që me shpirt kam qenë që të fitojë kombëtarja shqiptare, për asnjë çast nuk më ka shkuar mendja që të fajësoj lojtarët me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën.
Sot, me këta futbollistë identifikohen miliona zviceranë dhe shqiptarë dashamirë të futbollit. Ndeshja midis Shqipërisë dhe Zvicrës nuk ka pasur asgjë politike. Ishte një ndeshje futbolli ku sportistë të përkatësive të ndryshme etnike, nënshtetas të shumë shteteve të Evropës , në një ndeshje tejet korrekte u përpoqën të japin maksimumin e tyre.
Mos kërkoni fajtorë aty ku ka vetëm shpirt sportisti!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale