LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet kampioni

Rikthehet kampioni

Kampionati i parë i automobilizmit pas pranimit të FASK-ut në FIA nuk do ta kishte hijeshinë e duhur pa pjesëmarrjen e kampionit të shumëfishtë të Kosovës, Gazmend Gashi.

Pas një pauze prej tre vjet e gjysmë, Gazi ka vendosur që sërish të kthehet në shtigjet e garave. Në Kullë, ai do të paraqitet me Opel Astra, makinë që e ka blerë vetëm pak ditë më parë.

“Vetura nuk është ende në gjendjen e dëshiruar, nuk është konkurrente sa duhet dhe as gomat nuk janë adekuate. Megjithatë, unë të shtunën do ta provoj në shteg dhe së paku do ta testoj motorin e saj”, ka thënë në fillim Gashi.


Ai do të paraqitet në Klasën e 5-të (Grupi N, deri 2000 ccm), ku konkurrenca është mjaft e fortë. “Vetura është pothuajse serike dhe pa asnjë modifikim. Ka nevojë për investime, të cilat momentalisht nuk kam mundësi t’i bëj. Hendikep i madh është fakti që do të garoj me goma të thjeshta, por gjithsesi që do ta jap maksimumin dhe të shoh nëse vetura do t’më shërbejë siç duhet”, ka shtuar njëri nga ikonat e automobilizmit kosovar.

Me gjithë pauzën e gjatë, ai nuk ka problem me emocionet e rikthimit. “Në gjysmën e kampionatit të vitit 2012 jam tërhequr për shkak të një defekti të madh në veturë, të cilin nuk pata mundësi ta evitoj. Duhet theksuar se atëherë isha bindshëm duke kryesuar në klasën time dhe në plasmanin gjeneral. Nuk ka qenë e lehtë të mungoj kaq gjatë, por gjithnjë kam qenë i bindur se do të rikthehem dhe kjo po ndodh tani”, është shprehur Gashi.

Pasioni dhe dëshira e madhe që ai të jetë në shtigjet e garave ka bërë që Gazi të bie në kundërshtim me parimet e tij dhe të marrë pjesë edhe pse nuk është i kënaqur me gjendjen e veturës së tij.

“Për herë të parë po bie ndesh me parimin tim dhe në garë po hyj me një veturë të pakompletuar mirë. Këtë herë po mbështetem në entuziazmin e madh që e kam si dhe përvojën time të gjatë. Shpresoj të kem fat dhe të përfundoj garën, ndërsa nuk pres ndonjë rezultat spektakolar”, ka theksuar Gashi, duke shtuar se shpreson që në vazhdim të kampionatit të arrijë ta kompletojë veturën ashtu siç e dëshiron.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori