Qeveria aktuale po tenton që të mos përsëris gabimet e qeverive të tjera e të bëjë gradualisht përmirësime në tërheqje investimesh. Por aktualisht në Prishtinë ekziston një situatë e pa qartë me strukturat ekzistuese të ngritura enkas për këtë synim tashmë e sa vite. Prandaj nga Prishtina e deri në vendet perëndimore kërkohet një ri-strukturim, thjeshtësim dhe ndarje e përgjegjësive (kush e çka duhet të bëjë) për të mos krijuar huti tek investitorët me adresa të shumëzuara.
17 pas përfundimit të luftës dhe tetë vite që nga shpallja e pavarësisë, Kosova vazhdon të jetë ë fundit në rajon me ekonominë e saj e po ashtu edhe për tërheqje investimesh – pra edhe e fundit në kontinentin evropian.
Tentimet për të gjallërim që po vërehen muajve të fundit, që nga takimi i kryeministrit Isa Mustafa me homologen gjermane Angela Merkel vitin e kaluar, dhe i pasuar në fund të vitit të kaluar me dy forume në dy rajone gjermane ka filluar që të jap shenja këtë vit, me vizitat e disa kompanive gjermane në Podujevë (energji dielli dhe përpunim ushqimi) dhe premtimi për investim tjetër në Viti (tekstil).
Ditë më parë pati edhe një prerje shiriti në Sllatinë për prodhimin e paneleve diellore (investim ky pesë-milionësh gjermano-kosovar).
Këto zhvillime janë sinjal i mirë se më në fund Ekzekutivi i vendit po mbushet mend për të harxhuar më shumë energji sesa qeveritë e shkuara për sjellje investitorësh dhe hapje fabrikash, mënyra kjo më e mirë e ringjalljes së ekonomisë së dërmuar të vendit.
Por, nuk mund të kalojë në këtë moment të ri pa u vërejtur një lëmsh kompetencash, përkatësisht lëmsh strukturash që duhet marrë me promovim investimesh, e tërheqje të tyre nëpër Evropë.
Kosova ka aktualisht dy agjensione të vendosura në Prishtinë për tërheqje investimesh: KIESA dhe IPAK.
Ndërkohë, Kosova ka edhe një dhuratë që nga viti 2003 nga qeveria e Austrisë (www.ECIKS.org ), një agjencion ky i ngritur dhe me buxhet nga ministria e Jashtme austriake për të tërhequr kompanitë austriake e investuar në Kosovë.
Konferenca e fundit e mbajtur këtë të hënë në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrje të një delegacioni të qeverisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), e të kryesuar nga kreu i parlamentit Kadri Veseli, thuhet të jetë organizuar nga Oda Ekonomike Austriake.
Është për t’u çuditur se si ndodhi që ECIKS i Qeverisë austriake, e në të cilën janë të punësuar shqiptarët e Kosovës në Vjenë dhe njohës të mirë të gjendjes ekonomike të Kosovës dhe me kontakte shumë të mira me kompanitë austriake, nuk ishte pjesëmarrës në këtë konferencë dhe nuk ishte në asnjë mënyrë i përfshirë në këtë organizim.
Pa marrë parasysh se cila është arsyeja, është e pakuptueshme se si me këtë konferencë është injoruar ndihma dhe puna 13-vjeçare e Qeverisë austriake përmes EICKS nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Përvoja e deritashme lë dyshime se në Prishtinë ka betejë të ashpër midis të gjitha këtyre strukturave të përmendura më lartë për vet-promovim dhe krijim raportesh me qeveritarët dhe kreun e parlamentit, Veselin.
Shtrohen shumë pyetje se cili është plani konkret dhe i thjeshtësuar i qeverisë PDK-LDK për ndërtimin e strukturave në vijën vertikale brenda Qeverisë dhe pastaj horizontale nëpër vendet evropiane perëndimore për të gjallëruar promovimin e mundësive për investime në Kosovë përkatësisht krijuar struktura unike që do të bënin vetëm këtë punë dhe mbajtur kontaktet e rregullta me investuesish potencial deri tek shoqërimi i tyre për prerjen e shiritave të hapjes së investimeve, përkatësisht fabrikave të prodhimit në Kosovë.
Në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (SKZH) për periudhën 2016-2019 qeveria PDK-LDK thotë se planifikon që të forcojë kapacitetet e KIESA (e cila është pjesë e ministrisë së tregtisë) e në kuadër të kësaj ajo planifikon që të dërgojë përfaqësues tregtarë në ambasadat e Kosovës në perëndim.
Një ristrukturim i këtillë i rrjetit Prishtinë-Perëndim për tërheqje investimesh është i njëjtë me atë që tashmë Maqedonia është duke e bërë plot katër vite.
Por, ende nuk dihet se kur Kosova do të fillojë që të krijoj këtë rrjet nëpër ambasada, sepse zbatimi i SKZH-së është në pritje të zotimeve buxhetore nga ana e qeverisë tash e afro pesë muaj.
Një punë e suksesshme për tërheqje investitorësh kërkon një thjeshtësim të këtyre strukturave dhe përfaqësive të tyre nëpër vendet perëndimore.
Vazhdimi i kaosit aktual vetëm së do të krijojë huti tek investitorët potencial, do të harxhojë kohë dhe mjete buxhetore pikërisht për shkak të garës brenda në Prishtinë se kush, çka dhe si do të merret me tërheqje investimesh.
Tentimet për ringjallje të investimeve të huaje direkte duhet që të jenë prioritet jo vetëm në formë deklarative, por konkretisht me krijimin e një linje të vetme vertikale brenda qeverisë dhe shpërndarje horizontale të përfaqësive të tyre nëpër kryeqytetet evropiane dhe të tjera.
Në të njëjtën kohë, Kosovës i duhet edhe një punë e rregullt e promovimit, përkatësisht përmirësimit të imazhit dhe reputacionit të keq që ajo e ka krijuar vet tek bota perëndimore në fushën e ekonomisë, pra investime.
Një promovim i suksesshëm kërkon një formulë të përbashkët midis promovimit politik të imazhit dhe promovimit ekonomik të Kosovës (mundësive për investime). Por jo të llojit të fryrjesh së topave të ajrit dhe reklamë të tyre televizive që u bë me ‘Saatchi & Saatchi’ apo ajo tjetra e turpit publik: ‘Newporn’.
Një formulë e promovimit të dyfishtë dhe të rregullt publik dhe jo publik e imazhit të gjithmbarshëm politiko-ekonomik të Kosovës do të arrijë më lehtë t’i thyej pengesat dhe dyshimet e krijuara gjatë këtyre 17 viteve nga kompanitë e huaja me vet fajin e qeverive të deritashme.
Epiqendra e kësaj pune lobimi të përditshëm duhet që të jenë Berlini (Gjermania) dhe Brukseli (Beneluksi).
Qeveria e Kosovës do të duhej përdorur këtë formulë pra, dy goditje e dhjetëra gola. Dy kryeqendra – dhjetëra shtete. Dy sektore lobimi (politik dhe ekonomik) e tërheqje të shumë kompanive nga dhjetëra sektorë.
(Autori është gazetar në Bruksel dhe themelues i agjencisë së lajmeve mbi Ballkanin dtt-net.com)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës