LAJMI I FUNDIT:

Ky është Panamera i ri, të cilin Porsche nuk dëshiron që ju ta shihni (Foto)

Ky është Panamera i ri, të cilin Porsche nuk dëshiron që ju ta shihni (Foto)

Prodhuesi i veturave luksoze Porsche, është duke i bërë prekjet e fundit në modelin Panamera, që lansohet në fund të vitit të ardhshëm.

Dizajnerët e kompanisë, kanë bërë gjithçka gati për të mahnitur publikun, por para se të zbulohet zyrtarisht, kanë rrjedhur fotografitë, transmeton Telegrafi.


Paparacit i kanë fotografuar disa nga prototipat nga Porsche, të cilat i kanë të mbuluara disa nga pjesët dalluese.

Këto vetura janë regjistruar, teksa po testoheshin në një pjesë të mbyllur të Evropës juglindore.

Siç shihet, kjo veturë ngjason shumë me Panamera Sport Turismo që është lansuar në vitin 2012, megjithëse ka disa tipare dalluese.

Në anën tjetër, ekspertët pretendojnë se ky model është 90 kilogram më i lehtë se paraardhëset e saj, gjë që e bën shumë më të shpejtë. /Telegrafi/

Porsche 2

Porsche 3

Porsche 4

Porsche 5

Porsche 6

Porsche 7

Porsche 8

Porsche 9