Bashkëpunimi i frytshëm në mes të Qendrës për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv (CEED Kosova) dhe Projektit EYE (Rritja e Punësimit për të Rinj), i cili financohet nga Qeveria Zvicerane, me qëllim kryesor vetëdijesimin e udhëheqësve ekzekutiv për rëndësinë e burimeve njerëzore, deri më tani ka dhënë një pasqyrë për gjendjen reale të burimeve njerëzore në kompanitë kosovare.
Faza e parë e projektit në mes CEED dhe EYE, ka qenë e fokusuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor të biznesit në Kosovë. Programi ka filluar si rezultat i një hulumtimi nga CEED Kosova dhe EYE, ku janë vlerësuar nevojat e kapitalit njerëzor të bizneseve liderë në Kosovë, dhe ku përmes hulumtimit janë vërejtur që ekzistojnë shumë mundësi brenda këtyre bizneseve të rrisin investimet në zhvillimin e kapitalit njerëzor, me qëllim përfundimtar rritjen e biznesit të tyre.
Faza e dytë e projektit ka qenë organizimi i drekave biznesore, me qëllim nxitjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, si dhe formimit të urave lidhëse në mes bizneseve dhe kompanive konsulente që ofrojnë shërbime për bizneset.
Faza e tretë e bashkëpunimit në mes CEED dhe EYE, rreth vetëdijesimit të udhëheqësve ekzekutiv për rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve njerëzore, është konferenca e biznesit cila do të mbahet me datën 16 Qershor.
Në këtë konferencë do të prezantojnë dy folës të rangut botëror: Miha Pogacnik dhe Tim Ringo, ku do të flasin për temën “Kapitali Njerëzor në Shekullin 21” – Si mund t’i jap shtytje suksesit të organizatës suaj talenti, menaxhimi i përformancës dhe investimi në BNJ.
Miha Pogacnik është folës i famshëm ndërkombëtar, ekspert i udhëheqjes Inovative, violinist dhe vizionar. Ai është shpikës i metodës muzikore të cilën e ka përdorur disa dekada gjatë trajnimeve dhe zhvillimit të ekipeve të udhëheqjes në korporatat gjigante si Johnson & Johnson, Porsche, Nike, Coca Cola, Microsoft, IBM, Shell, Novartis, BIAH, Electroloux, Unilever, Bosch.
Një mjeshtër i veçantë, në skenën muzikore si dhe në platformën e menaxhmentit. Ai është forca krijuese prapa misioneve kulturore dhe diplomatike; muzika e tij është medium për mendimet e tij dhe zhvillim i vizionit të tij. Metoda e tij e transferit ndër-disiplinar nga kryeveprat muzikore te udhëheqja dhe zhvillimi kulturor po bëhet “rrymë qendrore” në shkollat e biznesit si Shkolla e Biznesit Harvard, agjencitë e OKB-së dhe tubimet si Alpbach dhe Forumi Ekonomik Botëror.
Tim Ringo është një ekspert ndërkombëtar i BNJ, ish drejtor ekzekutiv i BNJ për IBM Europe dhe SAP Europe, Lindja e Mesme dhe Azia. Ai është ish Lider Global i Drejtorit për BNJ në IBM Evropë dhe tani Drejtor për BNJ në SAP për Evropë, Lindje të Mesme dhe Azi. Fokusi i tij parësor është që t’u ndihmojë klientëve të krijojnë transformim të fuqisë punëtore dhe ndërmarrjes nëpërmjet zbatimit të strategjisë së integruar për jetëgjatësinë e kapitalit njerëzor, proceseve dhe teknologjive. Ai është një ekspert i njohur në temën e Menaxhimit të Kapitalit Njerëzor (MKN) dhe Burimeve Njerëzore (BNJ).
Pasuria dhe përvoja e Timit në përcaktimin dhe zbatimin e suksesshëm të programeve të mëdha për Kapitalin Njerëzor kanë prodhuar rezultate të njehsueshme për klientët të cilët me sukses kanë zbatuar zgjidhjet MKN tek shumica e industrive, përfshirë shërbimet financiare, komunikimet, teknologjinë e lartë, industrinë, udhëtimin dhe transportin dhe në shumicën e vendeve, përfshirë Amerikën, Evropën dhe shumë pjesë të Azisë.
Tim Ringo kërkohet nga mediat për të dhënë mendim dhe intervista si ekspert me organizatat si The New York Times, Wall Street Journal, Financial Times, The Spectator (Business). Ai është rregullisht i rezervuar si folës kryesor ose si panelist për Kapitalin Njerëzor, BNJ dhe konferenca për TI në tërë botën (Kinë, SHBA, Indi, Japoni, Evropë).
Të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e kësaj konference, duke e plotësuar formularin i cili ndodhet KËTU. /Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë