Ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, në shënimin e 70 vjetorit të pavarësisë së Italisë, tha se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Italisë dhe Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë më të forta dhe më të thella.
Ai tha se progresi në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Italisë dhe Kosovës tregon se sa e fortë është kjo miqësi.
Sipas tij, tregtia dypalëshe është rreth 300 milionë euro dhe investimet italiane në Kosovë janë duke u përmirësuar, ndërsa thotë se sfidë për pasardhësin e tij do të jetë sjellja e më shumë kompanive italiane dhe promovimi i mëtejshëm i kulturës dhe gjuhës italiane në këtë vend.
Në fjalimin e tij, të mbajtur në këtë organizim, ambasadori Italian tha se në bazë të përvojës së tij të deritashme në Kosovë, e ardhmja e vendit varet nga katër faktorë kryesor. Sipas tij, nëse kosovarët nuk e shohin të ardhmen e tyre në Kosovë, atëherë nuk do të ketë të ardhme as për vetën Kosovën.
“Kosovarët janë kureshtarë për pjesën tjetër të botës dhe kanë të drejtën e dëshirën për të udhëtuar. Megjithatë, në qoftë se ata nuk e shohin të ardhmen e tyre në Kosovë, nuk ka të ardhme për vetë Kosovën. Qeveritarët dhe parlamentarët duhet vënë zhvillimin ekonomik dhe social si një prioritet kryesor, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Heronjtë e Kosovës moderne janë administratorët e ndershëm, biznesmenët e guximshëm dhe qytetarët që i binden ligjit. Të rinjtë mbajnë barrën e ndërtimit të vendit të tyre. Ata duhet të bëjnë këtë pa shikuar interesat individuale. Kompensimi për përpjekjet e tyre duhet të përfshijë mundësi më të mëdha, paga adekuate, si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Kosova duhet të vazhdojë të izolojë dhe të pengojë të gjitha format e ekstremizmit, si dhe nxitjet etnike dhe fetare”, tha ai.
Më tej, Ferrarese deklaroi se tri vitet e qëndrimit të tij në Kosovë kanë qenë të mbushura me sfida, por pavarësisht kësaj, ai thotë se ato tri vite kanë qenë të mbushura edhe me kënaqësi.
Ai përmendi misionin e KFOR-it dhe EULEX-it, për të cilët tha se kanë garantuar një periudhë pa aksidente ndëretnike dhe rritje të efektivitetit në përpjekjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në fjalimin e tij, ai foli edhe për pavarësimin e Italisë, ku përmendi referendumin që votoi populli Italian më 2 qershor të vitit 1946.
Ai tha se në kohën kur Italia doli nga Lufta e Dytë Botërore, situata ishte e tmerrshme, prandaj është dashur një kohë që vendi të kalonte problemet dhe të arrinte zhvillim në fushën politike dhe atë ekonomike, për çka thotë se do ta arrijë edhe Kosova, pasi që është i bindur se populli i Kosovës do të tregojë të njëjtën vendosmëri dhe këmbëngulje në ndjekjen e rrugës së tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!