LAJMI I FUNDIT:

“Vatra”: Dy qeveritë shqiptare harruan Fondin për Luginën

“Vatra”: Dy qeveritë shqiptare harruan Fondin për Luginën

Lëvizja “Vatra” nëpërmes një komunikate për media i ka bërë thirrje dy qeverive shqiptare që punojnë në favor të Luginës së Preshevës dhe mos ta përdorin mbledhjen mes tyre si marketing.

“Vatra” kritikojnë qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë sepse kanë harruar Fondin për Luginën, transmeton Koha.net. Ata më pas përmendin këtë fond si pjesë e talljes së kryeministrit serb Vuçiq.

“Në prag të mbledhjes së dytë të dy qeverive, shprehim një notë kritike për të dy qeveritë atë të Kosovës dhe të Shqipërisë, se e kanë harruar Fondin për Luginën dhe nuk kanë zbatuar pika të rëndësishme të dala nga rezoluta e vitit 2013, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Nga miratimi i rezolutës e deri tani ka pasur vetëm një shkëndijë në këtë drejtim, ku qeveria e Kosovës në vitin 2014 ndau vetëm 100 mijë euro për këtë fond zhvillimor që u krijua në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ky fond nuk u bë fond i përhershëm ashtu siç u kërkua në rezolutë por mbeti vetëm ad-hoc dhe kjo shumë aq e vogël sa u dha nga dy qeveritë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u përdor dhe si adut tallës nga kryeministri Vuçiq gjatë vizitës në Preshevë, ku tha se ‘ata të juajt nuk po ju dëgjojnë fare’”, thuhet nga kjo lëvizje.


Investimet potenciale nga Kosova dhe Shqipëria në Luginën e Preshevës do të ishin jetike për banorët atje, sipas “Vatrës”.

“Nevojat e qytetarëve të Luginës janë shumë të mëdha, duke ditur diskriminim që po i bën regjimi i Serbisë tri komunave, asaj të Bujanocit, Preshevës, dhe Medvegjës, në ndarjet buxhetore duke i ndarë vetëm një shumë simbolike sa për të thëne në sytë e opinionit se ja edhe këtyre komunave ne i ndajmë buxhet. Kjo ka bërë që nevoja për investime nga Kosova dhe Shqipëria të jetë shumë e mirëseardhur dhe shumë jetike për këta banorë”, thuhet në komunikatën e “Vatrës”.

“Vatra” ka edhe një kërkesë për ministren për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.

“Tani shohim Edita Tahiri që fletë se do të diskutohet për Luginën, mirë do ishte të diskutohet aty ku është vendi e kuvendi, në bisedimet në Bruksel e jo në portale e gazeta të Kosovës, sepse kjo vetëm sa po i irriton luginasit, të cilët nuk po shohin ndonjë sinqeritet nga ana e Kosovës dhe e Shqipërisë”, përfundon komunikata.

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori