LAJMI I FUNDIT:

Ministri Tahiri ua dërgon heronjtë fëmijëve në Spitalin Pediatrik (Video)

Ministri Tahiri ua dërgon heronjtë fëmijëve në Spitalin Pediatrik (Video)

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka vendosur të surprizojë fëmijët në Spitalin e Pediatrisë në QSUT. Me rastin e 1 qershorit punonjës të policisë së shtetit janë veshur si personazhet më të preferuar vizatimorë.

Në mes të spitalit është vendosur dhe një stemë që shkruan “Ti je heroi ynë”. I pranishëm ka qenë edhe vetë ministri Tahiri i cili po takohet me fëmijët, transmeton “News 24”.


Disa prej policëve të veshur si Spiderman dhe Batman janë hedhur nga tarraca në dritaret e spitalit për t’ua bërë fëmijëve më reale personazhin që përfaqësonin.