Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë është shprehur të jetë i befasuar me debatin e partive politikë në Kosovë, për vendin që duhet t’i ndahet Ambasadës së Shqipërisë për rezidencë.
“Jam i befasuar me çështjen e pronës së Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Nuk e besoj se kjo do të jetë temë takimi në mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet me 3 qershor”, ka thënë Minxhozi ën emisionin Zona B në Klan Kosova.
Sipas tij, vendi ku do të ndërtohet Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, ka fare pak rëndësi dhe se kryeministrat në mbledhjen e qeverive, duhet të diskutojnë për të arriturat që kanë pasur gjatë këtij viti.
Kuvendi Komunal i Prishtinës, të martën nuk ka arritur që ta miratojë pronën ku do të ndërtohej Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për shkak se LDK-ja dhe PDK-ja nuk ishin dakord.
Minxhozi, thotë se Kosova dhe Shqipëria tashmë janë unifikuar.
Ai përmendi disa sfera ku të dyja vendet janë të bashkuara.
“Tani udhëtimi për ne Shqipëri do te jete i njëjte si ne territorin e Kosovës ngaqë do të ketë unifikim. Kemi hequr tatimin e dyfishtë dhe kjo duhet vlerësuar”, shprehet ai.
Minxhozi mendon se Kosova e Shqipëria, duhet të unifikohen edhe në sistemin tatimor e doganor.
“Është mire që të bëjmë unifikimin e praktikave të tatimit dhe të doganave të Kosovës. Do të kemi një sistem doganor të përafërt me njëri-tjetrin, të mos ketë diferenca. Sistemi doganor i Kosovës, është më i përparuar dhe më sofistikuar e ne duhet të përfitojmë nga kjo”, deklaron Minxhozi.
Sipas tij, edhe Kosova edhe Shqipëria kanë ngecje sa i përket administratës publike dhe duhet të punohet në këtë drejtim.
Ambasadori Minxhozi, ndër të tjerash deklaroi se të dyja vendet duhet të arrijnë në një sistem binjakëzimi, ku kualifikimet e një personi në Shqipëri të njihen në Kosovë dhe anasjelltas dhe kjo do të ndihmonte në bashkimin e vlerave të këtyre dy shteteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025