LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: Kosova e Britania, kanë marrëdhënie miqësore

O’Connell: Kosova e Britania, kanë marrëdhënie miqësore

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është shprehur se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, nuk kanë vetëm marrëdhënie politike në mes vete, por edhe shumë më shumë se aq.

“Sot festojmë jo vetëm për mbretëreshën, por edhe marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Britanisë. Është shumë e rëndësishme që Kosova e Britania, nuk kanë vetëm marrëdhënie politike, por edhe miqësore”, ka thënë ambasadori O’Connell.

Ai në një intervistë dhënë për Klan Kosova nga vendi ku ambasada britanike kishte organizuar një pritje për të festuar ditëlindjen e 90-të të mbretëreshës Elizabetë të Britanisë, tha se kjo është një ditë shumë e veçantë për popullin dhe vendin e tij.


“Është një ditë shumë e rëndësishme për ne britanikët, për shkak se festojmë ditëlindjen e 90-të. Ajo është mbretëresha që ka qëndruar më së gjati në fronin e Britanisë. Ajo është një simbol i unitetit dhe i fuqisë së Britanisë”, tha ambasadori O’Connell.