Fëmijët në Prishtinë sot patën mundësi t’i bëjnë pyetje ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Nga ajo u kërkua të flas për të drejtat e fëmijëve, përgjegjësinë e institucioneve ndaj tyre, si dhe përgjegjësinë e prindërve dhe edukatorëve. Ishin fëmijët ata që kërkuan nga Jahjaga që t’u tregojë se si duhen trajtuar fëmijët dhe çfarë duhet të bëjnë vetë ata që t’iu dalin zot të drejtave të tyre, të garantuara me ligj.
Ish presidentja e shtetit, këshilloi ata që çdo herë të ngrisin zërin për atë që u takon, dhe jo vetëm në ditën e 1 Qershorit. Ndërkohë, u premtoi atyre se do të jetë mikja e tyre më e mirë, duke i përkrahur dhe promovuar ata brenda dhe jashtë Kosovës.
Për të shënuar 1 Qershorin, ditë kjo që në Kosovë dhe në shumicën e vendeve të botës festohet për fëmijët, Atifete Jahjaga që deri dy muaj më parë drejtonte shtetin e Kosovës, qëndroi në Degën Përkujtimore të Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, bashkë me shumë fëmijë, më të cilët diskutuan për të drejtat dhe liritë tyre.
Anisa Gashi, një nxënëse e cila përmes një interpretimi mbresëlënës të një poezie kushtuar të drejtave të fëmijëve, kishte përmbledhur çdo fushë të jetës në të cilën fëmijët kanë të drejtë të gëzojnë jetesën e tyre.
Në poezinë e saj flitej për të drejtën e dashurisë, të ushqyerit, shkollimit, socializimit me të gjithë, pa dallim feje a ngjyre, për të drejtën e vendimmarrjes dhe shumë elemente të tjera, për të cilat fëmijët e ndjenjë nevojën të jenë të përfshirë.
Duke u premtuar se çdoherë do të lobojë për të drejtat e tyre dhe se dëshiron t’i takojë shpesh që të bisedojnë për fuqizimin e zbatimit te të drejtave të tyre, Jahjaga u tha fëmijëve se duhet çdo ditë të flasin dhe jo vetëm në ditën e 1 Qershorit.
Ajo u gjend para pyetjeve të ndryshme nga fëmijët të cilët qenë mjaft kureshtarë për shumë fusha.
Ish-presidentja foli edhe në cilësinë e një nëne.
“Nuk e di si është ndjenja e plotë e të pasurit fëmijë. Mirëpo unë mendoj, sepse edhe unë jam fëmijë i një prindi, që nuk ka peshë në botë që mund të balancojë dashurinë e prindit për fëmijë, por njëjtë edhe të fëmijës për prindin, pa marrë parasysh nivelin e të arriturave, apo të mos-arriturave”, tha ajo.
Jahjaga tha se fëmijët çdo herë kanë qenë në fokus të saj, përgjatë kohës sa shërbente si presidente e vendit.
Jahjaga përsëriti se përmes avancimit të gruas, investimit në grua, arrihet avancimi i një shoqërie.
Ky organizim u bë nga organizata joqeveritare “ETEA” dhe “Rri Drejt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri