LAJMI I FUNDIT:

12 studentë nga Maqedonia do të udhëtojnë në Evropë

12 studentë nga Maqedonia do të udhëtojnë në Evropë

Në organizim të Asociacionit qytetar MOST edhe këtë verë përmes projektit “Udhëtojmë në Evropë”, 12 studentë nga Maqedonia do të fitojnë mundësi unike ta hulumtojnë Evropën dhe ta promovojnë vendin e tyre.

Studentët të cilët duan të jenë pjesë e ekipit i cili 22 ditë do të udhëtojë nëpër Evropë mund t’i shtrojnë aplikimet e tyre deri më 29 qershor.

Konkursi është i hapur për të gjithë studentët e vitit përfundimtar të studimit ose absolventë, të cilët kanë notë mesatare më të madhe se 8,0 gjatë studimit. Prioritet kanë ato studentë të cilët deri tani nuk kanë pasur mundësi të udhëtojnë.


Nga MOST me ndihmën e donatorëve dhe sponzorëve, janë siguruar Inter Rail kartela për udhëtim të pakufizuar me tren në kohëzgjatje prej 22 ditësh, ISIC kartela, sigurim udhëtues dhe një pjesë të mjeteve të cilat do t’u nevojiten për udhëtim me kartelën pagesore.

Plotësisht, për të gjithë studentët të cilët do të udhëtojnë, donatori Robert Bosch Stiftung organizon festival në Berlin, nga data 25 deri më 28 korrik, pastaj secili student në mënyrë të pavarur do ta vazhdojë udhëtimin e tij evropian.

Konkursi për paraqitje të studentëve është i hapur deri më 29 qershor, ndërsa udhëtimi do të fillojë më 25 korrik.

Aplikimi është në mënyrë elektronike, ndërsa formularet dhe të gjitha informatat dhe detajet për projektin janë të arritshme në faqen e internetit www.patvoevropa.org.mk.

Qëllimi i këtij projekti është 12 studentë nga Maqedonia, përmes udhëtimeve dhe vizitave, direkt të njoftohen me vlerat demokratike, zakonet dhe kulturat e vendeve tjera, dhe t’i promovojnë dhe afrojnë ato vlera në Maqedoni.

Në të njëjtën kohë studentët do ta promovojnë edhe Maqedoninë. “Udhëtojmë në Evropë” në nëntë vitet e fundit është projekt rajonal, i cili përveç se në Maqedoni realizohet edhe në vendet tjera të Ballkanit perëndimor, Serbi, Bosnja e Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri si dhe Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori