Një muaj pasi prokurori Danilo Ceccarelli zbuloi identitetin e dy dëshmitarëve kryesor kundër Azem Sylës, ka kërkuar nga Gjykata që identiteti i tyre tash e tutje të jetë i mbrojtur.
Prokuroria ka refuzuar të flas nëse mbanë përgjegjësi nëse në çfarëdo forme cenohen dëshmitarët, për shkak se vetë ua ka zbuluar identitetin. Përmendja e emrave në publik të këtyre dy dëshmitarëve përbënë vepër penale.
Prokurori i EULEX-it Danilo Ceccarelli dhe gjyqtarja Jeniffer Sill, kanë marrë vendim që dy dëshmitarët kryesorë kundër Azem Sylës t’i shpallin anonim, një muaj pasi vetë ua kanë zbuluar identitetin e tyre.
Emrat e këtyre dy dëshmitarëve me të dhënat e plota dhe pjesë të dëshmive të tyre, janë vënë në kërkesën e prokurorit për paraburgim për disa prej 21 të dyshuarve për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.
Përveç kësaj, emrat e tyre përmenden edhe në vendimin e gjykatës për caktim të paraburgimit.
Dosja hetimore në këtë rast është publikuar thuajse e tëra në Insajder. Aty përmenden edhe emrat e këtyre dëshmitarëve.
Por, një muaj më vonë, gjyqtarja Jeniffer Sill, bazuar në kërkesën e prokurorit Danilo Ceccarelli që identiteti i këtyre dy dëshmitarëve të jetë i mbyllur. Këtë e kanë arsyetuar me rrezikun që u kanoset prej Azem Sylës dhe të tjerëve të cilët tashmë janë në dijeni se kush janë dëshmitarët kundër tyre.
Tash e tutje kushdo që ua përmend emrat publikisht këtyre dy dëshmitarëve, rrezikon të dënohet me burg. Identiteti i tyre mbrohet me vendim gjykate.
“Edhe nëse identiteti i dëshmitarëve në këtë fazë tashmë mund të jetë i njohur për një pjesë të të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës, e madje ai ka mundur që të diskutohet edhe në publik, gjykata e sheh të përshtatshme që të parandalojë çdo diskutim të mëtutjeshëm publik lidhur me identitetin e dëshmitarëve”, thuhet në vendimin e gjykatës, e që ka të bëjë me caktimin e njëzetenjë seanca të mbyllura hetimore për të intervistuar këta dy dëshmitarë.
Prokuroria nuk ka dhënë përgjigje se cili është efekti mbrojtës, që tash e tutje mos të përmenden emrat e dëshmitarëve që janë zbuluar nga vetë prokurori. Nuk ka folur se pse Prokuroria nuk e kanë vlerësuar me kohë rrezikun për këta dëshmitarë. Po ashtu nuk ka folur nëse mbanë përgjegjësi në rast se këta dëshmitarë cenohen në çfarëdo forme.
“Ju informoj se prokuroria nuk mund të komentojë hetimet dhe çështjet që ndërlidhen me mbrojtjen e dëshmitarëve”, ka thënë Prokuroria e Shtetit në një përgjigje me shkrim.
Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi ka thënë se prokurori që fillimisht vetë i ka bërë publik emrat e dëshmitarëve të mbrojtur, e ka njoftuar mbrojtjen të premten se marrja në pyetje dy dëshmitarëve në procedurën e hetimit të veçantë, do të fillojë të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe se identiteti i dëshmitarëve është i mbrojtur.
“Mendoj se prokurori me këtë vetëm dëshiron që eventualisht në të ardhmen përgjegjësinë për dekonspirimin eventual të dëshmitarëve të cilët ai i ka përmendur me emër dhe mbiemër gjatë kësaj procedure, ta fajësojë dike prej avokatëve sepse të pandehurve nuk ka çka t’ju bëjë”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë, sot prej orës 9 e 30 ka filluar marrja në pyetje e këtyre dy dëshmitarëve nga prokurori, gjyqtarja dhe avokatët mbrojtës në kuadër të hetuesisë së veçantë.
Në vendimin për miratimin e kërkesës së prokurorit për hetuesi të veçantë, përmenden arsyet se pse duhet të merren dëshmitë e këtyre dëshmitarëve tash, duke mos e pritur nisjen e procesit gjyqësor.
Gjyqtarja thotë se rreziku për këta dëshmitarë është në nivelin më të lartë. Pos kësaj, njëri prej këtyre dy dëshmitarëve pritet të largohet nga Kosova për shkak se siç thuhet është futur në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Ish-deputeti Azem Syla është nën hetime për krim të organizuar e shpëlarje parash. Ai ndodhet në paraburgim prej një muaji. Prokuroria pretendon se bazuar në rezultatet hetimore të deritashme, deputeti Azem Syla, ka organizuar, i financuar dhe mbikëqyrur një grup kriminal.
Syla, së bashku me Fahredin Gashin, dyshohet se kanë fituar pronësi në mënyrë të paligjshme të dhjetëra hektarëve tokë të shtetit në vlerë mbi 30 milion euro.
Grupi pretendohet se ka nisur veprimtarinë që nga viti 2006.
Prokuroria pretendon se ngastrat e tokës të përvetësuara në mënyrë të paligjshme, dekada më parë ishin shpronësuar nga prona private dhe ishin bërë të shtetit. KBI Kosova Export, menaxhonte me to.
Pas luftës, këto prona në mënyrë të paligjshme – me vendime gjyqësore të paligjshme dhe me dokumente fals, janë bartur në emra të pronarëve të vjetër. Mirëpo, ata pronarë nuk kanë ditur fare për këtë. Në këtë mënyrë, pronat janë shitur pronarëve të rinj shqiptarë.
Prokuroria pretendon se dëshmitarët janë tepër të rrezikuar.
“Dëshmitari 1 ishte shpallur dëshmitar bashkëpunues në nëntor të vitit 2015. Prokurori potencon se deri më tani ky dëshmitar ka dhënë gjashtë intervista dhe se dëshmia e dhënë nga ky dëshmitar gjatë bashkëpunimit të tij është absolutisht vendimtare”, thuhet në vendim.
Sipas prokurorit statusi i rrezikut për dëshmitarin bashkëpunues formalisht është vlerësuar të jetë në nivelin më të lartë dhe kjo përbën një rrezik të madh se dëshmia e tij nuk do të mund të jetë në dispozicion në shqyrtimin gjyqësor. /Insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kasami: Ali Ahmeti nuk e institucionalizojë përfaqësimin e shqiptarëve në Qeveri
SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, blenë 31 restorante, dy hotele dhe një klub futbolli në Itali
Ministeriali i Arsimit të Lartë në Tiranë, Rama: Ka ardhur koha që të ndërtojmë një NATO të arsimit
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë