LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë mënyra për të rritur produktivitetin në punë dhe për t’u bërë më të suksesshëm

Gjashtë mënyra për të rritur produktivitetin në punë dhe për t’u bërë më të suksesshëm

Dëshironi të kryeni më shumë punë brenda pak orëve?

Mund të hasni në shumë pengesa për të menaxhuar kohën, apo për t’ gjetur truqe që jua mundësojnë ta kryeni punën në mënyrë të përsosur, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, mund edhe të keni panik kur gjërat dalin jashtë kontrolle.

Por, si ta menaxhoni pra kohën në punë dhe ta rritni produktivitetin? Këto truqe padyshim që do t’ju ndihmojnë.

“Punën e sotit, mos e lini për nesër”

Nëse dëshironi ta kryeni punën në kohë, asnjëherë nuk duhet t’i lini detyrat e ditës së sotme për nesër.

Nesër mund të ngarkoheni me detyra të reja, prandaj është mirë t’i kryeni sa më shpejt detyrat e tanishme.

Motivojeni veten

Gjithsesi duhet të mundoheni ta motivoni veten, pasi që në këtë botë konkurruese askush tjetër nuk do të të motivoj.

Kur çdo njëri në korporatë është duke u munduar ta mposhtë tjetrin, ju duhet të qëndroni të motivuar dhe të punoni drejt realizmit të qëllimeve.

Mbani balancën

Duhet të mbani një balancë mes jetës profesionale dhe asaj personale, pasi që kjo është e vetmja mënyrë për të zvogëluar stresin, dhe rrjedhimisht rritë produktivitetin.

Ju duhet t’i jepni rëndësi të barabartë dyjave, jetës personale dhe asaj profesionale.

Buzëqeshni më shpesh

Buzëqeshja është arma më e fuqishme për t’u shoqëruar me njerëz dhe hequr qafe disponimin e keq.

Veç kësaj, nuk të kushton asgjë dhe të ndihmon të krijoni një reputacion të përsosur në punë.

Mbani raport të mirë me njerëzit përreth jush

Duhet të keni parasysh se asgjë nuk mund ta kryeni vetëm.

Ju duhet mbështetje nga kolegët e punës, prandaj mbani raport të shëndetshëm me njerëzit e ekipit tuaj.

Përpiquni të dëgjoni më shumë se që flisni

Duhet të zhvilloni shprehinë e të dëgjuarit me kujdes dhe pa i ndërprerë tjerët.

Përderisa është në rregull ta jepni mendimin tuaj, është gjithashtu e rëndësishme t’i dëgjoni tjerët dhe të respektoni mendimin e të tjerëve.

Njerëzit rreth jush mund të kenë ideja më të mira, prandaj duhet t’i vlerësoni./ Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Bugenvila – lule e cila shkakton zili te fqinjët: Nëse e mbillni, kopshti juaj do të jetë më i bukuri në lagje

Bugenvila – lule e cila shkakton zili te fqinjët: Nëse e mbillni, kopshti juaj do të jetë më i bukuri në lagje

Lule
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori