Erozioni i demokracive është i dukshëm. Gati kudo votuesit japin votën për krahun e djathtë ose ekstrem të djathtë politik. E është shtresa e mesme ajo që i është dorëzuar një radikalizmi afektiv. Janë qytetarët normalë, që ndjehen të shpërfillur nga partitë e tyre – dhe fajin për zemërimin e tyre ia vënë “sistemit” duke ia shkarkuar po atij zhgënjimin. Ata i refuzojnë partitë po ashtu si sundimin e elitave. Qytetari i zemëruar është acaruar me shtetin – dhe ky qëndrim ngrihet kundër aftësisë demokratike për konsensus, po ashtu si kundër emigrantëve, kundër tregtisë së lirë dhe globalizimit. Qytetari i zemëruar jeton defensiv. Ai dëshiron të ruajë traditën e vendlindjes, atdhetarinë, dhe është skeptik deri në mosbesim nganjëherë, më shumë kundër Brukselit dhe Bashkimit Europian. Qytetari i zemëruar ngrihet kundër “atyre atje lart” – këtë e shohim në Francë, Britaninë e Madhe, Poloni, Itali, Gjermani, Danimarkë dhe SHBA.
Ky tip qytetari kërkon parti që i japin program zemërimit të tij, pavarësisht nëse ky program vjen nga Fronti Nacional, apo UKIP-i britanik, Partia e Popullit në Danimarkë, apo Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia e Wilderit në Holandë apo Partia Popullore Flamande në Belgjikë. Këta qytetarë janë borgjezia e vogël. Ata mblidhen si iriqi dhe i falen vlerave të një shkuare të artë për ta, por që nuk ekziston më prej kohësh. Ata nuk janë kozmopolitë, nuk janë të hapur ndaj botës. Në masë të madhe ata i refuzojnë emigrantët dhe të huajt – sidomos kur këta vijnë nga kultura të tjera – si ato të vendeve myslimane nga Afganistani deri në Marok.
Programi i tyre në thelb është: Mbrohuni nga e Huaja, refuzojeni të Huajën. E sa më shumë që partitë tradicionale apo politikanët e moderuar nga e djathta centriste deri tek e majta centriste bashkohen kundër këtyre të zemëruarve e votuesve protestues, aq më shumë thellohet erozioni i shoqërisë, aq më të bindur bashkohen të pakënaqurit me njëra-tjetrin kundër “atyre atje lart”. Suksesi të bashkon. Shumia e shoqërisë është e pasigurtë dhe nuk di si të përballet me këtë radikalizëm afektiv.
Kësaj i shtohet një ton gjithnjë e më i ashpër – në rrjetet sociale dihet, por edhe sharjet e fyerjet publike – si kundër Angela Merkelit për shembull- janë të përditshme e jashtë çdo niveli. Duket se këtu po humb çdo lloj fijeje nderi dhe mase. Motoja: Sa më të larta e skandaloze tonet, aq më shumë sukses. Duket se apelet ndaj arsyes dhe moskalimit të kufirit nuk ndikojnë më. Në shoqëritë demokratike të mirëqenies ka me sa duket kënde të caktuara, tek të cilat nuk mbërrin dot më politika. Në këto kënde janë mbledhur të zemëruarit si iriqi, aty gjallojnë teoritë komplotiste dhe zemërimi kthehet në urrejtje.
Ky është acarimi i të shpërfillurve, i shtresës së mesme që ndjehet e injoruar. Një e mesme që është shtyllë mbajtëse e shtetit dhe shoqërisë: si me besnikërinë ndaj shtetit ashtu edhe me pagesat e tatimeve. Një e mesme që përjeton se si kursimet e saj po zhduken përmes një politike me norma zero interesi të Bankës Qendrore Europiane. Një e mesme, që sheh se si të pasurit e super të pasurit – nganjëherë edhe firmat e bizneset nuk paguajnë tatime – por fshihen në oaze fiskale. Një e mesme që sheh me sytë e saj, se si miliona të rinj janë dhe mbeten të papunë, megjithë shkollimin e mirë. Një e mesme që sheh se si shpenzohen apo shpërdorohen miliardat e tatimeve që mungojnë në jetën e përditshme. Një e mesme që me skërmitje dhëmbësh kupton se si mbahen me para njerëzit pa punë. Dhe ajo gëzohet që “ata atje lart” – bashkë me ta edhe mediat – reagojnë me apele moraliste për unitet, – të cilat ajo i refuzon. Zemërimi i ardhur djathtas do t’i shoqërojë demokracitë më gjatë se duan të besojnë elitat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe