Georg Mattes
Era duket e mirë për Greqinë pas gati 12 orë negociatash. Ndihmat financiare nga Brukseli po e shpëtojnë edhe një herë nga mbytja katamaranin grek. Edhe reduktimi i shumëpritur i borxheve po shfaqet në horizont. Po ashtu pavarësisht refugjatëve industrinë e turizmit në vend është shënuar sërish një rekord. Por Greqia nuk po lundron kaq mirë me erën megjithë krizat, por pikërisht për shkak të shumë krizave në Evropë. Nga pikëpamja turistike vendi përfiton, sikurse Portugalia dhe Spanja, në masë të madhe nga terrorizmi në Turqi, në Egjipt dhe në Tunizi.
Brenda vendit krizat janë sidomos në favor të kryeministrit Alexis Tsipras. Ekuipazhi në barkun e anijes greke është i lodhur, edhe pse masat e kursimit të miratuara kohët e fundit prekin kryesisht njerëzit e thjeshtë në vend. Që nga 1 qershori, rritet TVSH-ja për shumë ushqime dhe pije. Benzina, nafta dhe vaji për ngrohje do të jenë po aq të shtrenjta sa dhe energjia elektrike, cigaret dhe alkooli. Por asnjë grek nuk do t’i hyjë seriozisht rrezikut të një revolte në një anije, e cila mezi po mban veten gjallë. Shumica ka hequr dorë tashmë prej idesë fillestare për një fillim të ri me Tsiprasin, që do të përzinte trojkën dhe do të shkatërronte pushtetin e oligarkëve në vend.
Në bunacën që mbretëron po fryn tani flladi i ngrohtë financiar nga Brukseli. Të gjithë ministrat i lëvduan në takimin e dytë brenda dy javësh masat e kursimit dhe gatishmërinë e Athinës për reforma. Madje u fol edhe për një besim të ri ndaj Greqisë edhe pse nuk ka dyshim se reformat duhet të ishin bërë tashmë prej kohësh. Grekët janë thuajse gjashtë muaj pas planit kohor të miratuar dhe reforma të rëndësishme – si p.sh. modernizimi i administratës tatimore – janë ende në pritje. Jo, evropianët nuk shpërblyen në radhë të parë zellin e kursimeve të Greqisë, por ata nuk duan të nxisin në asnjë mënyrë në mes të debatit për brexit, pra të referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian edhe një debat për grexit. Në një det krizash – në Ukrainë, me terrorin, apo me refugjatët – BE-ja do t’i mbajë larg të gjitha problemet e mundshme. Ashtu si dhe në rastin e mëkatarëve financiarë, Portugalisë dhe Spanjës, që edhe pse kanë shkelur në mënyrë të qartë Paktin e Stabilitetit dhe në vend të gjobave të rënda thjesht morën një zgjatje afati. Në Evropën e tronditur nga kriza respketimi i rregullave ka kaluar edhe një herë në plan të dytë. Madje edhe më shumë se zakonisht.
Fakti që takimi në Bruksel zgjati aq gjatë ishte jo për shkak të evropianëve, por të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ky kishte kërkuar fillimisht një lehtësim të menjëhershëm të borxhit pa masa të reja kursimi. Në vend të kësaj FMN-së iu paraqit tani një paketë e komplikuar me tri faza. Pas një nate të gjatë përfaqësuesit e huadhënësit ndërkombëtar duken tani të kënaqur. Ata do të vazhdojnë të ndihmojnë deri në fund të vitit, natyrisht vetëm pasi të kenë shqyrtuar nëse grekët janë në gjendje ta shlyejnë në mënyrë të mjaftueshme borxhin. Për një “prerje flokësh” pra falje të borxheve – e cila u kundërshtua me forcë nga Gjermania – nuk diskutohet më, por eurogrupi është i gatshëm t’u presë grekëve “majat e flokëve”. Një kompromis ky që ekspertët e financave e fshehin nëpër kontrata të ndërlikuara për normat e interesit dhe zgjatjen e afatit të amaturitetit për kreditë. Me këtë kompromis mund të jetojnë si FMN-ja edhe ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës