LAJMI I FUNDIT:

90 viktima në 5 muaj, ekspertët: Rritje e frikshme e aksidenteve

90 viktima në 5 muaj, ekspertët: Rritje e frikshme e aksidenteve

Ndërkohë që ende nuk është mbyllur 5-mujori i parë i 2016-s, më shumë se 90 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore në mbarë vendin.
Sipas ekspertëve, trendi në rritje është i frikshëm, duke pasur parasysh se ende nuk ka nisur sezoni turistik, që përkon me fluksin e kthimit të emigrantëve.

Në të gjithë akset në Shqipëri, autoritetet kanë konstatuar 144 “njolla të zeza”, ku – sipas specialistëve – policia duhet të riorganizojë shërbimet për të parandaluar aksidentet fatale.

“Policia Rrugore duhet të bëjë përditësimin e shërbimeve qoftë në pikat e zeza dhe planveprimet e tyre, qoftë edhe me një kosto më të lartë me lëvizje patrulluese në pikat ‘hotspot’-e në vijueshmëri. Kjo do të sillte faktikisht edhe lëvizjen e trafikut, dhe shkelje më të vogla të përdoruesve të rrugës, shkelje të Kodit Rrugor. Në këtë këndvështrim do të ulej elementi më i rrezikshëm në vendin tonë, shpejtësia”, tha Artur Sulçe, ekspert i Sigurisë Rrugore.


Aksidentet e rënda të javëve të fundit kanë shkaktuar një luftë në distancë mes Ministrisë së Tranporteve dhe Policisë Rrugore sa i takon përgjegjësive. Megjithatë, për ekspertët është e nevojshme që për situatën e krijuar të mblidhet edhe komiteti ndërministror për sigurinë rrugore. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori