Pas një zgjedhjeje emocionuese, austriakët shpëtuan për një fije floku pa u bërë turp i botës. Presidenti i ri nuk do të jetë populisti i djathtë Norbert Hofer, por profesori i majtë liberal, Alexander Van der Bellen. Në pjesën tjetër të Evropës shumë njerëz të thjeshtë dhe politikanë të lartë si nga partitë konservatore edhe ato socialdemokrate kishin frikë se në Austri mund të vinte në krye të shtetit, për herë të parë në BE, një populist i djathtë. Van der Bellen fitoi në një fushate zgjedhore polarizuese vetëm me një minimum të vogël votash.
Për Austrinë këto zgjedhje presidenciale ishte në një mënyrë ose në një tjetër një tërmet politik. Votuesit ndëshkuan partitë që mbajnë koalicionin qeverisës, social-demokratët dhe konservatorët. Qendra u shpërbë dhe mbetën kandidatët e skajeve të spektrit politik, zgjedhja ndërmjet të cilëve ishte më tepër një torturë. Shumë votues votuan për Van der Bellen, jo sepse ata e konsiderojnë politikanin e të Gjelbërve si politikan të mrekullueshëm, por për shkak se ata donin të parandalonin një populist të djathtë. Zgjedhjet treguan gjithashtu se sa të fortë janë tani në spektrin konservator kombëtar në Austri skeptikët ndaj BE-së, kritikuesit e fesë islame, kundërshtarët e migracionit.
Konservatorët e djathtë dhe ekstremistë në Austri do ta përdorin mbështetjen që gjetën në këto zgjedhje për zgjedhjet parlamentare 2018. Norbert Hofer, i cili javët e fundit e prezantoi veten si njeri i butë, ndërkohë që më parë kishte kontakte aktive me qarqet ekstreme të krahut të djathtë, kishte premtuar se nëse do të fitonte në zgjedhje donte të ndryshonte sistemin. Si president ai do të zbatonte më tepër demokraci të drejtpërdrejtë dhe të përmbyste koalicionin e madh mes social-demokratëve dhe konservatorëve.
Prirja në BE duket se po shkon qartë drejt populizimit të djathtë dhe të majtë si dhe rikombëtarizimit. Në Finlandë populistët e djathtë janë në qeveri. Poloni dhe në Hungari kryeministrat janë nga parti të tilla. Në Sllovaki dhe Greqi janë pjesë e qeverisë populistë të majtë skeptikë ndaj Evropës. Në Itali lëvizja populiste e majtë “Pesë Yje” përbën forcën e tretë në parlament. Në Francë socialistët dhe konservatorët po ndjejnë gjithnjë e më fort presionin e populistëve të Frontit Kombëtar. Vitin e ardhshëm Marine Le Pen do të hyjë për Frontin Kombëtar në garën për president. Në Gjermani, partia nacionaliste “Alternativa për Gjermaninë” e cila është jashtëzakonisht kritike ndaj migrimit, BE-së dhe fesë islame, është në rritje. Lista mund të vazhdojë.
Kundër kësaj prirjeje partitë në pushtet, që janë për BE-në, nuk kanë gjetur ende ndonjë zgjidhje. Drama në Austri ishte një paralajmërim i fundit.
Në rast se në Austri do të kishin fituar populistët e djathtë, kjo do të çonte me siguri ujë edhe në mullinjtë e “Brexit” – referendumit të propozuar në lidhje me anëtarësinë e Britanisë së Madhe në Bashkimit Evropian. Referendumi në Mbretërinë e Bashkuar zhvillohet muajin e ardhshëm. Populistët britanikë kanë arritur atë për të cilën ekstremistët e majtë dhe të djathtë në kontinent janë ende duke ëndërruar: mundësinë reale për t’u tërhequr BE që është bërë si fantazmë. Edhe në Britani përfundimi mund të jetë po aq u ngushtë sa në Austri. Evropa po ndryshon, ajo po thërrmohet nga brenda. Kush mund ta ndalojë këtë zhvillim të rrezikshëm?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Kutia e Pandorës: Egli dërgon veten dhe Xumin në televotim kokë më kokë
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Debati mbi patriotizmin, këmisha e Gjestit me imazhin e Skenderbeut merr vëmendjen në spektakël
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta