Sheshet e ngushta me heronjët e shumtë, më të shumtë se ç’mund të mbajë kurrizi i kësaj toke, zhurmojnë sërish. Atdhetarizmi i ushtruar profesional vërshon me daullet e betimit: “No pasaran”. Opozita flijimtare do ti ndalojë me jetët e krerëve të saj traktatet e vdekjes.
Pse, ka ende opozitë protestuese në Kosovë? Një shfaqje e saj gjithësesi, por cila? Ajo që mësyn pushtetin, apo ajo që ofron filozofi alternative?
Në fakt, një fragment i shkëputur, periferik e i pangjyrë rreket të krijojë identitet e promocion opozitar. Por, me gjasë, nuk arrin përtej një karikature amorfe e të shplarë…Të tillë, ata japin pikërisht anën tjetër të manifestit kundërshtimor: provën diabolike të fitores së klanit pushtetar. Thoshin të bashkojnë popullin – por përçajnë zërin e revoltës, mandej thoshin të herrin zona t’fshehta të energjisë së ndrydhur sociale – por e venitin pikëllueshëm atë, e së fundmi, thoshin të kjenë marrëveshjet e liga leva e aktivizmit të tyre – por del të jetë kupola e Fuqisë ëndrra e vuajtur fshehtë…
Reliefi i kauzës së tyre opozitare, ndaj, është i rrudhur e, disi, jonatyral: përqendrohet vetëm në Asociatën serbiane dhe Demarkacionin kufitar, thuase gjithëçka tjetër ecën drejt mrekullisë. Duke përfillur thellë dimensionin ekzistencial të tyre, çështje poashtu është: vallë qenkëshin këto e vetmja emblemë e zezë shenjëzuese e qeverisë së Kosovës? Përse hartografia e rezistencës nuk shtrihet dhe matanë tyre?
Ta imagjinojmë, për një çast, sikur s’kjenë firmosur fare aktet për Bashkësinë dhe Kufirin, sikur Belgradi është tërhequr i disfatuar dhe Kosova ka vetëm një duel: me veten e saj. Cila do ishte aherë gjuha, fjala, shpirti dhe infrastruktura rivalizuese e këtij segmenti opozitar?
Megjithëse pjellë virtuale e kumbonarëve qeveritarë, një imazh i ngjashëm përpiqet të fitojë statusin real. Paria – pas heqjes së regjimit të vizave e Stabilizim-Asocijimit dhe turmat entuziaste – pas depërtimit të beftë në instancat sportive, brohorasin si në trans për betonimin përmbyllës të pavarësisë…
Nëse rezulton kështu, aherë armiku i jashtëm kujdestar paskësh bjerrë hijen e vjegës mashtruese që, në mote e stile tiranish, mban larg vëmendjen nga sfidat kapërthyese. Që këtej, fundamentale do mbetej përballja e saj me njeriun shqiptar: dramën e individit të mundur në rropamën e lirisë! Dhe kjo përballje është deshpëruese kur legjitimisht, tashmë pa serbin përgjues, merr formën e pyetjes: ç’u bë me hajninë, krimin, mafian, nepotizmin, papunësinë që bëjnë të pashpresë atë pjesën “joserbe” të Kosovës! Ato, duke u shndërruar në kulturë negative dhe gjëndje kronike, janë poaq denja për rangim epror në tabelën e së keqes me impakt shkallmues nacional!
A nuk raportonte, para një kohe, Mario Costa në një relatë për Okb-në faktin mnerues, se krimi i organizuar është cënimtari më i rëndë i sovraniteteve kombëtare?
Por jo! Opozitarët e margjinalizuar që morën distancë vetëmjaftimi nga Vetëvendosja, heshtin këtë!
Përse? Përse, vërtetë, janë me sy të zënë në këtë temë fatkobshëm madhore të Kosovës? Aspirojnë protagonizëm të parë me qasje selektive: çojnë pluhur aty ku preken sensibilitetet nacionale dhe nuk bëzâjnë aty ku nata bie mbi ftyrat e tyre…
Nëse, prandaj, do t’kenë qenë dyshimtarë të mundshëm, tani më shumë se kurrë do ta besojnë të Epërmen mendje, si thoshte Fishta për Zotin, që ua zbriti këtë çelës shpëtimi në dorë: territoret e kërcënuara shqiptare…Dhe i japin kështu, zëshëm e mburrshëm, trupëzim frymës së vdekur politike…Ndryshe, si do të dukej roli i tyre në diskursin që do ti fironte argumenti i nderit dhe bindshmëria etike?
Sa i vështirë për tu luajtur ky teatër dhe sa t’pafat aktorët e tij. Mjerisht! Ja, një figurë e rënë, J. K., argat i të gjithë konjukturave të pasluftës, bën pikërisht antipodin ekzemplar të kësaj etike të shpallur. Pati rezervë, madje e poshtëronte publikisht, një Parti (atë të B. P.) – por pa asnjë reflektim, turp a ndjesë koaliciononte me të. Mëtej akoma, kishte udhëhequr katër vjet një legjislaturë kuvendare, që në mbyllje të pohonte ftohtësisht se i kishte i prirë një Parlamenti votash industrialisht të vjedhura. Por kulmi do vinte më pas: një mungesë e habitshme ndjeshmërie e atij që behte i lodhur njëj miljeu provincial e të përjashtuar shpesh nga shansi egalitar. Ndërsa Kosova ende cilësohet Shtëpia më e skamur e Europës (“Die ärmste Haus Europas”), ai u jepte dorëshlirë deputetëve të uritur pagën e 13-të fundvjetore për merita epokale në ngrehën shtetërore…Si mund të jetë kredibël një i tillë eksponent disaftyrësh e i hargjuar sot?
Jo, asnjëherë! Ata që këpusin fijet e mëkëmjes sociale dhe formatimit demokratik të Kosovës, nuk mund të kenë investurë për të mbrojtur as tokat e saj!..
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje