Fluksi i klandestinëve duket se është zhvendosur nga Egjeu në Mesdhe pas mbylljes së rrugës ballkanike dhe pas marrëveshjes BE-Turqi. 112 klandestinë janë kapur në brigjet libiane në tentativë për të udhëtuar drejt Evropës. Të gjithë emigranët ishin shtetas afrikanë.
Roja bregdetare e Libisë ka kapur një barkë me 112 emigrantë në bord, të cilët po udhëtonin drejt brigjeve evropiane.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët vendas, të cilët thanë se emigrantët ishin të gjithë shtetas afrikanë.
Një emigrante nga Nigeria tha se kishte paguar 2 500 dollarë për këtë udhëtim të rrezikshëm dhe sërish shpreson që të kalojë Mesdheun në kërkim të një jete më të mirë.
“E di që Perëndia do ta bëjë këtë për mua, e di që nuk do të vdes në det. Kam vuajtur shumë dhe besoj se zoti do të më ndihmojë. Jam e befasuar që ndodhen në këtë situatë, jam e trishtuar”, thotë Matza Samwe.
Më herët gjatë muajit maj, 113 persona humbën jetën pas fundosjes së 4 peshkarexhave të ngarkuara me klandestinë në ujërat mes Italisë dhe Libisë në tentativë për të mbërritur në vendet evropiane.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rruga e preferuar e refugjatëve është kjo e Mesdheut, veçanërisht pas mbylljes së rrugës ballkanike dhe pas marrëveshjes së fundit të nënshkruar mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë.
Itinerari Libi- Itali është i frekuentuar më së shumti nga klandestinët afrikane, kurse sirianët, afganët dhe irakianët deri tani nuk janë parë të udhëtojnë në këtë rrugë.
Autoritetet italiane i tremben shtimit të fluksit të emigrantëve me rritjen e temperaturave dhe me mbylljen e rrugës ballkanike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pse Musk kërkonte arrestimin e kryeministrit britanik?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës