LAJMI I FUNDIT:

Scirocco R nga Volkswagen i dedikuar për tregun e Dubait

Scirocco R nga Volkswagen i dedikuar për tregun e Dubait

Duke u bazuar në modelin GT24 që është lansuar në vitin 2014, kompania VW e ka punuar një veturë të re vetëm për tregun e Dubait.

Vetura që shpenzon 2.0 për njësi, lëvizë me 261-kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë ka pësuar intervenime të mëdha në pjesën e jashtme, është zgjeruar dhe ka pjesë më të fryra.


Në pjesën e përparme ka hapje të gjera, të cilat lejojnë që të hyjë më shumë ajër, ndërsa të gjitha linjat janë më të integruara.

Vetura me dy dyer, i ka edhe dy pjesë që nxjerrin gazin të cilat kanë gypa të kromuara.

Kjo veturë që është në dispozicion vetëm me ngjyrë kafe, të gjitha pjesët tjera si rrotat, grillin dhe bordurat e poshtme, i ka të lyer me ngjyrë të zezë. /Telegrafi/