LAJMI I FUNDIT:

Ja si të bëheni më të lumtur se asnjëherë më parë

Ja si të bëheni më të lumtur se asnjëherë më parë

Thuaj shpesh “Faleminderit”

Përpiloni një listë të gjërave që ju bëjnë të lumtur dhe jeni mirënjohës ndaj tjerëve, transmeton Telegrafi.

Në fakt, shprehia për t’i falënderuar të tjerët ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes dhe pikëllimit


Kultivimi i kësaj shprehie do t’jua ndryshoj rrugën nga një person i hidhët në një të ëmbël, dhe rrjedhimisht do të jeni më të lumtur.

Zgjidhni lumturinë

Vendosni lumturinë si qëllimin kryesor në jetën tuaj!

Përpiquni të mësoni se si të shfrytëzoni situatat për të mbetur të lumtur. Veç kësaj, lumturia varet në atë se si ne i menaxhojmë emocionet dhe lidhjet me të tjerët.

Mësohuni të falni

Shëndeti fizik dhe mendor varet nga ajo se a mban inate.

Duhet të mësoheni t’i falni gabimet e tjerëve dhe të mos mbështeteni në zemërim dhe dëshirë për hakmarrje.

‘Vritni’ mendimet negative

Pastrojeni trurin dhe përmirësojeni higjienën mendore.

Këtë mund ta bëni me ndihmon e jogës, meditimit dhe teknikave tjera të relaksimit. /Telegrafi/