Garry Kasparov
Politika shpesh krijon çiftime të çuditshme. Partitë e të djathtës ekstreme në Britaninë e Madhe e më gjerë në Evropë nxisin gjithçka që do të dobësonte Bashkimin Evropian – një synim ky i përbashkët me Vladimir Putinin dhe Donald Trumpin. Këtë javë, kolegu i tyre që kërkon largimin e Britanisë nga BE, Boris Johnson, shkoi aq larg sa të përsëriste vargun e Kremlinit se Evropa mban një pjesë të fajit për pushtimin e organizuar të Ukrainës nga Putini.
Askush nuk pret deklarata të qarta politike nga Trumpi apo Johnsono, por arsyetimi alla Putin është i pakundërshtueshëm. Qëllimi i tij është të dobësojë institucionet, përfshirë NATO-n dhe BE-në, që të mund të realizojë ambiciet e veta neosovjetike. Kremlini ishte në zi kur Skocia votoi me një diferencë të ngushtë për të qëndruar në Britaninë e Madhe. Putini e sheh Evropën si armiken e tij dhe dëshiron që kundërshtarët e saj të ndahen, të jenë më të vegjël e më të dobët.
“Përça dhe sundo”, nuk është një devizë e re, por kjo nuk do të thotë se nuk është më efektive. Gjatë 16 vjetëve të pushtetit, Putini ka bërë punë të mirë duke mbledhur anëtarët më të dobët, më të përpunueshëm nga tufa e liderëve evropianë dhe duke i përdorur ata si një pykë kundër një Evrope të bashkuar. Ai kishte Silvio Berluskonin, që mburrej se ishte avokati personal i Putinit. Ai kishte Gerhard Schröder – dhe në fakt, ende e ka atë si kreun e gazsjellësit Nord Stream që lidh Rusinë me Gjermaninë, të cilin Schröder e nënshkroi për zbatim kur ishte Kancelari gjerman.
Brexit nuk është thjesht një objekt tjetër në listën e dëshirave të Putinit. Russia Today dhe Sputnik, mjetet e propagandës së Kremlinit që nuk di pse trajtohen në mënyrë të pashpjegueshme si burime legjitime informacioni në Perëndim, janë plot me artikuj për Brexit-in (radhiten në krah të artikujve pro-Trump).
Putin gjithnjë ka mbështetur elementët më përçarës në politikën evropiane dhe shpreson se kjo mbështetje do të shpërblejë favorin duke votuar fundin e sanksioneve të BE-së, vendosur mbi Rusinë pas pushtimit të Ukrainës. Partitë antiemigrante të Evropës, ato pothuajse fashiste apo më pak të tilla, e lajkatojnë hapur personin që aneksoi territori evropian dhe që vazhdon sulmin e armatosur mbi Ukrainë – një vend që Putini dëshiron ta ndëshkojë se ndoqi ëndrrën për t’u bashkuar me BE-në, një ëndërr që disa në Britani e braktisin hapur fare.
Brexit do të ngrinte lart forcat e ndarjes dhe urrejtjes që tashmë janë në rritje. Do të ishte një nder për grupet terroriste që tashmë janë aktive brenda dhe jashtë kufijve të Evropës, ndaj diktatorit rus që po marshon përmes këtyre kufijve dhe do të reduktonte mundësinë e Britanisë dhe Evropës për t’i rezistuar këtyre sulmeve. Do të ishte një hap gjigand pas për rendin botëror, për rritjen ekonomike të globalizuar që varet nga ky rend, dhe për vlerat e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
Ka kufij sigurisht ndaj apeleve për të mirën e përgjithshme apo atë që Winston Churchill e quante “përgjegjshmëria e madhështisë”. Është e arsyeshme që britanikët të pyesin: “Çfarë përfitoj unë”? Egoizmi i shëndetshëm është gur themeli i demokracisë dhe i sistemit të tregut të lirë që ka sjellë lirinë dhe prosperitetin në kaq shumë pjesë të botës – liria dhe prosperiteti që e kemi pasur kaq shumë zili nga përtej Perdes së Hekurt.
Por, gjithsesi, pa ndikimin britanik, BE do të drejtohet tek ideologjitë dhe politikat që frustrojnë shumë britanikë dhe jobritanikë. Ndërkohë, Britania e Madhe ende do të mbështetej te Bashkimi Evropian, një BE që do ta bënin më pak efektiv dhe më shumë të ndjeshme ndaj tendencave për të cilat britanikët ankohen kaq shumë.
Për të zgjidhur problemet dhe për t’u shndërruar në një version më të mirë të vetvetes, BE ka nevojë për Britaninë e Madhe – dhe kjo e fundit ka nevojë për një BE më të mirë.
Unë nuk kam ndonjë simpati të madhe për burokracinë e Brukselit. Askush që është rritur në një shtet totalitarist nuk ka marrë përsipër një problem për të dhënë se ajo që nevojitet është një tjetër shtresë politikanësh apo funksionarësh. Në këtë rast, sidoqoftë, kura ka provuar të jetë më e mirë sesa sëmundja. Me të gjitha kufizimet, BE është shumë më superiore sesa epoka e ndarjes që ishte përpara tij.
Një vëzhgim i shpejtë i atyre dëshirojnë më së shumti të kthehen në atë epokë është mjaftueshëm për të hezituar. Nëse nuk jeni të sigurt për drejtimin e duhur që duhet ndërmarrë, mund të shohësh se çfarë dëshiron Putini dhe të bësh të kundërtën.
Ëndrra evropiane është ende me vlerë për të luftuar për të, dhe ne duhet të luftojmë. Churchilli, duke iu adresuar popullit amerikan më 6 shtator 1943, apeloi për vlerat e përbashkëta të unitetit anglo-amerikan. Koalicioni i tij i popujve anglishtfolës është i vjetruar. Unioni është zgjeruar për të përfshirë të gjithë ata që dëshironin një gjuhë të përbashkët të paqes dhe demokracisë. Por, fjalët e Churchillit vlejnë ende: “Unë them se nuk mund të ndalemi. Nuk ka një pikëndalim ku kemi arritur. Ne kemi arritur në një fazë të udhëtimit ku nuk mund të ketë pauzë. Ne duhet të vazhdojmë. Duhet të ketë ose anarki botërore ose rend botëror”.
(Autori është është kryetar i fondacionit për të Drejtat e Njeriut me seli në New York dhe ish-kampion botëror i shahut)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj