LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i tmerrit: 20 ditë e varrosur deri në bel, por ferri i saj nuk mbaron

Rrëfimi i tmerrit: 20 ditë e varrosur deri në bel, por ferri i saj nuk mbaron

Në mal i ka kaluar 10 muaj. Kur ia doli të largohej nga aty, mendoi se gjërat do ta marrin të mbarën për të. Por, të gjorën, fati i mirë nuk po e ndjek…!

Ajsha Musa (15-vjeçare) i fshin lotët kur flet për martesën e saj të detyruar me luftëtarin e grupit terrorist të Nigerisë, Boko Haram.

“Njeriu që më detyroi të martohesha ishte i madh, mbi 30 vjeç”, thotë vajza e vendosur në kampin Minawao në Kamerun. “Kur rezistova në tentimin e tij të parë për të më përdhunuar, e nxori thikën dhe kërcënoi se do të më godasë. Meqë nuk dorëzohesha, e nxori revolen. Kështu, kisha frikë dhe e lija të bënte ç’të donte. Më përdhunonte çdo natë. Çdo herë qaja”.


Grupet e të drejtave të njeriut raportojnë se që nga viti 2009, Boko Haram ka rrëmbyer mijëra grave dhe vajza, ndërsa ka vrarë mbi 14 mijë njerëz në Nigeri dhe në vendet fqinje, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e OKB-së raportojnë se deri në shtatëmijë gra dhe vajza u rrëmbyen në verilindje të Nigerisë. Vajzat dhe gratë që rrëmbehen shfrytëzohen si skllave të seksit, si shërbëtore apo si kamikaze. UNICEF-i thotë se numri i fëmijëve që përdoren si kamikazë në Nigeri, në Çad dhe në Kamerun, është rritur nga katër në vitin 2014 – në 44 më 2015.

Ajsha ishte rrëmbyer në shkurt të vitit 2014 në fshatin Gulak, në shtetin nigerian Adamawa, 10 muaj i kaloi në malin Sambis, bastion ky i Boko Haramit në shtetin fqinj Borno. Meqë ishte e krishterë, u varros në bel për 20 ditë, derisa kaloi në islam. Pastaj u detyrua të martohej me një terrorist.

Vajzat e reja, madje ato tetëvjeçare, pësojnë të njëjtin fat si ajo. Ndërkaq, përveç dhunës nga njerëzit e Boko Haramit, ato tmerroheshin edhe nga sulmet që ndërmerrte Ushtria nigeriane.

“Bombat dhe plumbat bien si shi nga qielli”, thotë ajo.

Ajsha më në fund arriti të ikte, kur rrëmbyesi – “burri” i saj – u largua nga Boko Harami. Ai i tha asaj se ishte lodhur nga lufta e pandërprerë.

“Më tha: Po iki e po të lë këtu”, tregon ajo, duke shtuar se nga frika se do të mbetej në mal, i tha atij se e do dhe se dëshironte të ikte me të.

“Doja të gjeja një dalje”, vazhdon rrëfimi i saj.

Një natë ata ikën dhe i kaluan dhjetë ditë deri në More të Kamerunit, ku ushtarët arrestuan përcjellësin e saj. Vajza u dërgua në Minawao, në kampin e refugjatëve me dhjetëra-mijëra njerëz të cilët ikën nga Boko Harami në Nigeri. Por, tmerret e saj nuk ndalen, transmeton Telegrafi. Në vend se ta trajtojnë si viktimë, ajo është shënjua si “grua e Boko Haramit”.

“Nëse shkoj për të marrë ujë apo për të mbledhur dru, njerëzit më shikojnë rreptë thuajse kam sëmundje ngjitëse”, thotë 15-vjeçarja.

Edhe forcat e sigurisë lokale janë të dyshimta ndaj vajzave si ajo.

“Nuk mund t’ju besoni”, thotë një oficer në kushte anonimiteti, duke shprehur dyshime se këto vajza janë nënshtruar ndaj “pastrimit të trurit” dhe se mund të përhapin propagandë islamike.

Vajzat si Ajsha që qëndrojnë në Minawaou shpresojnë se do të kërkohen nga familjet. E, nëse kjo nuk ndodh, kanë frikë se nëse kthehen në Nigeri ballafaqohen me fat tjetër edhe më të keq. Kështu, Ajsha tmerrohet se familja e saj mund të jetë vrarë e tëra nga ekstremistët.

“Kjo është ajo që po më vret ngadalë”, thotë ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori