LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku e Selimi: I dolëm zot atdheut (Video)

Lushtaku e Selimi: I dolëm zot atdheut (Video)

Sami Lushtaku e Sylejman Selimi në Gjykatën e Apelit thanë se vetëm i dolën zot atdheut me aq sa patën mundësi.

Në këtë gjykatë sot ankesat e tyre i shtjelluan edhe avokati i Lushtakut Arianit Koci dhe avokatët e Selimit, Collen Rohan e Gregory Guy Smith, por folën edhe dy të dënuarit në majin e vitit të kaluar.

“Z. Gjyqtar, ne atdhe tjetër nuk kemi. Unë e kam atdhe Kosovën. Nëse rrezikohet vendi, unë jam i gatshëm me iu përgjigjur vendit tim, jo një herë, jo vetëm unë, por edhe familja ime,” tha Lushtaku.

Edhe Sylejman Selimi foli për patriotizëm.

“Pretendimet e Dëshmitarit A që unë e kam maltretu në këtë objekt [qendrën e ndalimit në Likovc] janë të paqëndrueshme. Është e pavërtetë dhe asnjëherë në jetën time nuk jam marrë me asnjë maltretim të dikujt, veç kam luftuar për vendim tim bashkë me qytetarët e mi, aq sa kemi pasë mundësi për t’i dalë zot atij vendi,” tha Selimi.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së më tutje tha se rrethanat e luftës pamundësonin maltretimet për të cilat u dënua.

“Në kohën që po flasim më 09,10 dhe 11 gusht 1998 çdo fshat i Drenicës ka qenë me forca serbe, çdo fshat ka qenë i bombarduar dhe i shkatërruar, forcat serbe kanë depërtuar në objektin ku pretendohet [se janë kryer maltretimet]. Ky objekt është përdorur nga Shtabi i Përgjithshëm, nga Zona Operative e Drenicës, nga gazetarët, nga shoqatat e ndryshme se ka qenë i hapur”, tha Selimi.

Në anën tjetër, Sami Lushtaku akuzoi gjykatën themelore se me dënimin e shqiptuar ia mori lirinë.

“Ma kanë marrë lirinë që tre vjet- ajo që është me e shtrenjta për secilin prej neve,” tha Lushtaku.

Ai më tutje deklaroi se nuk është kundër gjykimeve, por akuzat duhet të argumentohen.

“Nëse del e vërtetë që unë kam ekzekutu, atëherë unë kërkoj jo dënim 12 vjet, por dënim kapital,” tha Lushtaku.

Edhe avokatët e Lushtakut e Selimit kërkuan nga Gjykata e Apelit që t’i lirojë klientët e tyre.
Më 27 maj 2015 në rastin “Drenica 1” Sami Lushtaku u dënua me 12 vjet burg për vrasje të kryer në vitin 1998, ndërsa Sylejman Selimi me 6 vjet për keqtrajtime gjatë luftës.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret të Serbisë

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret të Serbisë

Kronika e Zezë
Kapet i shumëkërkuari i dënuar për dy vrasje në Fier, i sekuestrohen armë e municion luftarak

Kapet i shumëkërkuari i dënuar për dy vrasje në Fier, i sekuestrohen armë e municion luftarak

Lajme
Kërkesat e opozitës për hetim ndaj Kusarit pas audio-incizimit, Haxhiu: Përpjekje për ta larguar vëmendjen nga dështimi për mbajtjen e zgjedhjeve

Kërkesat e opozitës për hetim ndaj Kusarit pas audio-incizimit, Haxhiu: Përpjekje për ta larguar vëmendjen nga dështimi për mbajtjen e zgjedhjeve

Lajme
LDK nënshkruan marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës

LDK nënshkruan marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës

Lajme
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Lajme
Rama në konferencë me Melonin: E turpshme të hidhet baltë mbi Shqipërinë për të kundërshtuar marrëveshjen

Rama në konferencë me Melonin: E turpshme të hidhet baltë mbi Shqipërinë për të kundërshtuar marrëveshjen

Lajme
Kalo në kategori