LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi i ri për botën: Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo sëmundje vdekjeprurëse po përhapet me shpejtësi të madhe

Kërcënimi i ri për botën: Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo sëmundje vdekjeprurëse po përhapet me shpejtësi të madhe

Gati një miliard njerëz në Afrikë dhe Amerikën e Jugut, aktualisht rrezikohen nga ethet e verdha, kurse epidemia e kësaj sëmundje virale mund të zgjerohet edhe më tej.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar, se urgjentisht është e nevojshme të ndërmerret diçka për të luftuar epideminë e etheve të verdha në Afrikë, pasi që ka indikacione që të kthehet në një problem shëndetësor global, transmeton Telegrafi.

Rezervat e pakta të vaksinave gjithashtu po krijojnë problem të madh. Ethet e verdha barten nga mushkonjat, zakonisht nga lloji Aedes aegypti që e bart edhe virusi Zika.


Ekspertët amerikanë i kanë bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, duke kujtuar se paralajmërimi i vonshëm kur ishte shfaqur Ebola ka sjellë humbjen e shumë jetëve të njerëzve.

Ata gjithashtu kanë theksuar se për shkak të rritjes së sëmundjeve të reja infektive, bota po përballet me një kërcënim të madh, ku në mesin e tyre janë edhe ethet e verdha.

Virusi 2

Ata kanë propozuar krijimin e një komisioni të përhershëm që do të marrë vendime, të lëshojë paralajmërime dhe të kërkojë përgjigje lidhur me këto kërcënime të reja.

Angola është vendi më i prekur nga epidemia e etheve të verdha dhe atë nga viti 1986, me mbi 250 të vdekur, kurse kjo sëmundje përhapet me shpejtësi.

Kenia, Uganda dhe Kongo, gjithashtu raportohet se kanë të raportuara raste të infektimit me ethe të verdha.

Në Peru janë shënuar të paktën 20 raste, por ka pasur edhe disa raste në Kinë, pasi qytetarët e këtij vendi ishin kthyer nga Angola të infektuar, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, pikërisht për shkak të mungesës së vaksinës, që është e vetmja mënyrë efektive për të mbrojtur njerëzit e infektuar nga sëmundja e përhapur nga mushkonjat.

Megjithatë, kjo mungesë e vaksinave mund “të shkaktojë krizë të sigurisë së shëndetit”, kurse OBSH duhet të shqyrtojë mundësin e reduktimit të dozës, mendojnë shkencëtarët nga Universiteti Georgetoën në Uashington.

Kjo sëmundje manifestohet me gjakderdhje nga sytë, hunda dhe barku, por gjithashtu shoqërohet me të vjella dhe ngërçe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori