Në prag të ditës përkujtimore të Holokaustit, javën e shkuar një nga gjeneralët kryesorë të vendit dha një fjalim të fortë, ku i krahasoi zhvillimet revoltuese me kohën naziste të Gjermanisë në vitet 1930.
Dhe nuk është çudi që këto fjalë e kanë trazuar shtetin hebre.
Gjatë deklaratës së tij, major gjeneral Yair Golan, shef i stafit të forcave izraelite të mbrojtjes ose numri dy i ushtrisë izraelite, paralajmëroi shtetasit e tij për këtë sjellje të fundit, që nuk e pëlqente.
“Nuk ka asgjë më të lehtë sesa të urresh ata që janë të ndryshëm. Nuk ka asgjë më të lehtë sesa të mbjellësh frikë e terror dhe nuk ka asgjë më të thjeshtë sesa të sillesh si një kafshë.”
Fjalimi i tij erdhi pas zbulimit se një ushtar izraelit qëlloi dhe vrau një sulmues palestinez të plagosur në kokë.
Aktivistët e të drejtave të njeriut e quajtën këtë ekzekutim në rrugë, kurse prokurorët izraelitë e konsideruan një vrasje.
Por për shumë izraelitë të tjerë, ky ushtar ishte hero.
Pasi rreshteri Elor Azaria u akuzua për vrasje, me mijëra bashkëqytetarë të tij u mblodhën në Sheshin e Rabinit në Tel Aviv për të shprehur mbështetjen për veprimin e tij dhe kërkuan që ai të lirohej nga burgu.
Disa prej personave në turmë bërtitën: “Vdekje arabëve” dhe më pas sulmuan gazetarët.
Fjalimi i gjeneralit mund të ketë ndezur reflektime në disa sektorë, por në shumicën prej njerëzve, ai nxiti kritikën.
Jo të paktë ishin ata syresh, të cilët kërkuan që të largohej nga detyra.
Të dielën, Kryeministri Benjamin Netanyahu u ndal te kjo çështje dhe e quajti këtë fjalim si skandaloz dhe të pabazë.
Netanjahu u shpreh se gjenerali e nënvlerësoi Holokaustin, gjatë të cilit 6 milionë hebrenj të Europës u vranë nga gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Ministri i Kulturës dhe Sportit, Miri Regev, tha se Golan-i duhet që të japë dorëheqjen. “Ai nuk mund të jetë shef i stafit, një oficer që mban veshur një uniformë të ushtrisë sonë. Këtu kemi të bëjmë për një individ që delegjitimoi Izraelin”, u shpreh ai.
Kurse opinionisti i së përditshmes “The Haaretz”, shkroi: “Unë e kam shumë të vështirë që të them, nëse ai është i zoti apo budalla apo të dyja bashkë”.
Kjo nuk është hera e parë që ushtarakët izraelitë janë akuzuar dhe kritikuar nga anëtarët e partive të djathta të vendit, përcjell gazetashqip.
Shefi i stafit të ushtrisë, Gadi Eisenkot, u ndëshkua, pasi tha gjatë një takimi me nxënës të gjimnazit se ai nuk e pëlqen “një ushtar që zbraz breshëri plumbash ndaj një vajze me gërshërë në duar”, duke iu referuar ushtarëve që qëllojnë me breshëri automatike ndaj sulmuesve palestinezë, përfshirë këtu edhe adoleshentët.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Moshe Yaalon, në të njëjtën mënyrë u kritikua nga shokët e tij të krahut të djathtë, pasi tha se ata që mbështesin atë ushtar që qëlloi në kokë palestinezin “nuk mbështesin ligjet dhe vlerat tona”.
Kurse lideri i opozitës izraelite, Yitzhak Herzog, e quajti gjeneralin Golan kurajoz.
“Ata lunatikë që tani do të nisin të bërtasin kundër gjeneralit, duhet që të dinë diçka: kështu është morali dhe përgjegjësia. Ne nuk do të bezdisemi nga ofendimet e kritikat dhe do të vazhdojmë që të mbështesim ushtrinë izraelite dhe komandantët e saj. Gjithmonë.”
Megjithatë, vlen të përmendet se një ditë pasi Golan-i dha fjalimin e tij, më pas nxori një deklaratë, ku i tërhiqte prapa fjalët që kishte nxjerrë nga goja.
Gjenerali u shpreh se ai nuk kishte për qëllim që të krahasonte Izraelin me Gjermaninë naziste apo të kritikonte lidershipin aktual apo forcat e mbrojtjes izraelite, një ushtri që respekton rregullat në detyrë dhe mbron dinjitetin njerëzor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë – i godet me shkop dhe elektroshok
Po ecte në mes të rrugës, brazilianen e godet autobusi – vajza e saj në karrocë për pak centimetra nuk përfundon nën rrotë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë