LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, Fraksion+: Përfunduat në krah të organizatës më kriminale në vend, SHIK-ut

Krasniqi, Fraksion+: Përfunduat në krah të organizatës më kriminale në vend, SHIK-ut

Aderimi i të pakënaqurve të Lëvizjes Vetëvendosje të njohur si Fraksion+ në PDK, ka ngjallur reagime tek Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i kësaj lëvizje, Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se: “Kur para një viti ne thoshim që dalja e Ajnishahe Halimit dhe Arben Gecajt nga VETËVENDOSJE! dhe kritikat e padrejta dhe shpifëse në drejtim të Lëvizjes, nuk janë bërë për arsye parimore por për interesa private dhe ishin të nxitur nga SHIK-u, disa media dhe opinionistë na quanin “paranojak”, “mosdurues të kritikave”, “stigmatizues të kritikuesve”, etj”.

Krasniqi më tej ka theskuar se a do të ishte e rrugës që ata njerëz që na akuzuan padrejtësisht sot të kërkojnë falje.


Lexoni postimin e plotë:

Kur para një viti ne thoshim që dalja e Ajnishahe Halimit dhe Arben Gecajt nga VETËVENDOSJE! dhe kritikat e padrejta dhe shpifëse në drejtim të Lëvizjes, nuk janë bërë për arsye parimore por për interesa private dhe ishin të nxitur nga SHIK-u, disa media dhe opinionistë na quanin “paranojak”, “mosdurues të kritikave”, “stigmatizues të kritikuesve”, etj.
U deshën 1 vit për ta kuptuar që Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është paranojake: ata që e kishin akuzuar VETËVENDOSJE!-n për “mungesë demokracie” përfunduan në partinë më autoritare në vend; e kishin akuzuar VETËVENDOSJE!-n për “biseda informative” përfunduan në krah të drejtuesit të organizatës më kriminale në vend (SHIK-ut); e kishin akuzuar VETËVENDOSJE!-n për “keqpërdorime financiare”, përfunduan në partinë më të korruptuar në vend; e kishin akuzuar VETËVENDOSJE!-n për “shmangie nga parimet” përfunduan në partinë më joparimore dhe shtetrrënuese…
A s’do të ishte mirë që disa njerëz që duke u bazuar në kritikat e këtyre dyve, akuzuan padrejtësisht VETËVENDOSJE!-n, sot të kërkojnë falje?

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori