Mbipunësimet në ndërmarrjet publike mund të largojnë investitorët e mundshëm që janë të interesuar për të blerë disa nga ndërmarrjet e mbetura të privatizimit.
Deri më tani disa kompani ndërkombëtare që kanë blerë ish ndërmarrjet shoqërore në Kosovë, kanë hasur në probleme me punëtorë që kanë qenë në numër të madh. Përfaqësues të bizneseve dhe njohës të zhvillimeve ekonomike ne vend, janë shprehur se në të ardhmen në rast të privatizimit të ndërmarrjeve publike, nuk duhet që të jetë kusht ruajtja e vendeve të punës, por qeveria duhet që të merret me një politikë të caktuar për ta.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahni ka thënë se mbi punësimi në ndërmarrjet publike të Kosovës, është bërë me projekte dhe me strategji të kompanive, por ka mbizotëruar në disa raste edhe ndikimi politik nga jashtë e që kjo në shumë kompani kjo ka krijuar krizë. ‘Në disa kompani kjo ka rezultuar se nuk ka krijuar ndonjë humbje të theksuar, për shkak se kompani është zhvilluar”, ka thënë ai. Sipas tij për investitorët e huaj kjo është ngarkesë në të ardhmen, nëse duhet të privatizohet”, ka thënë ai.
Shahini ka thënë për gaztën “Epoka e re”, se nuk duhet të merren kriteret në të ardhmen, gjatë privatizimeve që një kompani të vij në Kosovë dhe të blejë një ndërmarrjeve dhe të mbaj punëtorët, pasi që ajo për ta është ngarkesë. “Duhet që të kemi një strategji se kush krijon investime strategjike dhe punësim dhe nuk duhet që të çmimi i shitjes së ndërmarrjeve. Kjo ka ndodhur në të kaluarën dhe tani po i bartim pasojat e dështimeve”, ka thënë Shahini.
Kurse njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Labinot Lekaj, ka vlerësuar se dukuria e mbi punësimeve i ka karakterizuar shumicën e ndërmarrjeve publike të Kosovës që nga paslufta. “Ky fenomen është një indikator mjaft shqetësues për investitorët potencial, dhe ndikon negativisht në joshjen e këtyre investitorëve! Edhe në të kaluarën është dëshmuar që ky fenomen ka treguar që këto ndërmarrje publike, pikërisht për shkak të mbi punësimeve, të joshin një numër jashtëzakonisht të vogël të investitorëve të huaj”, ka deklaruar Lekaj për gazetën “Epoka e re”.
Sipas tij pothuajse asnjë kompani serioze ndërkombëtare nuk ka shfaqur interesim për të privatizuar ndonjërën nga ndërmarrjet publike të mëdha, si është KEK-u dhe PTK-ja. Lekaj, ka thënë se ruajtja e vendeve të punës edhe pas privatizimit të ndërmarrjeve publike është një nga problemet kryesore me të cilin janë ballafaquar si Qeveria në njërën anë e po ashtu edhe investitorët në anën tjetër.
“Kushtëzimi i ruajtjes së vendeve të punës në ndërmarrjet publike ku niveli i mbi punësimit ka qenë jashtëzakonisht i lartë, do të ndikonte negativisht në joshjen e investitorëve serioz. Kjo për faktin se kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe me përvojë për shkak të zhvillimeve teknologjike të avancuara janë të interesuara që me një numër sa më të vogël të punëtorëve të kryejnë shërbime sa me efikase”, ka thënë Lekaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri