LAJMI I FUNDIT:

Erdogani sundimtar i vetëm

Erdogani sundimtar i vetëm

Reinhard Baumgarten

Është për të patur frikë me ç’vetëmohim të paepur përpiqet Recep Tayyip Erdogan të zbatojë pretendimin e tij për pushtet. Me çfarëdo çmimi kërkon ai një ndryshim të Kushtetutës, që e bën atë sundimtar të pakufizuar të vendit të tij.

Në dy zgjedhje parlamentare, njëra pas tjetrës zgjedhësit turq nuk kanë pranuar ta ndjekin. Dy herë i kanë munguar AKP-së shumë qartë votat e nevojshme për një shumicë parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës. Por, ai që vazhdimisht u kujton të tjerëve se është Presidenti i parë i zgjedhur nga populli i vendit të tij, nuk ka dëshirë ta pranojë këtë mesazh.


Ai e bëri Ahmet Davutoglunë pasardhës të tij si kryeministër. Ai pa tek ai një zbatues të dëshiruar të vullnetit të tij. Por, me sa duket kjo nuk funksionoi. Megjithë besnikërinë ndaj Erdoganit, Ahmet Davutoglu qëndroi edhe më tej tepër autonom.

Ka muaj që zien situata brenda AKP-së. Figura të njohura të partisë, që nga Abdullah Gül deri te Bülent Arinc kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për përpjekjen e pafshehur për pushtet të presidentit Erdogan. Por, pa dobi. Përkundrazi: Erdogani, i cili në bazë të Kushtetutës në fuqi duhet të mbajë qëndrim neutral, e ka shtuar kontrollin mbi AKP.

Para pak ditësh, organi drejtues i AKP-së i hoqi Davutoglusë të drejtën që të emërojë kryetarët rajonalë të AKP-së. Në internet është shfaqur një blog që mban titullin “letra e pelikanit”. Në këtë blog, kryeministrin Davotoglu e bëjnë me plotëkuptimin e fjalës fërtele. Komentatorët turq supozojnë se pas kësaj fushate turpërimi qëndron pallati presidencial.

Marrëdhëniet midis Erdoganit dhe Davuglusë janë ndërprerë. Shumë proevropian ka qenë kryeministri, shumë pak e ka mbrojtur ai presidentin nga komplotistë dhe armiq, janë disa nga kritikat. Këto argumente kundër profesorit të universitetit në postin e kryeministrit tingëllojnë sikur thuhen në shekullin e XIX-të.

Kush do të jetë pasardhësi i Davutoglusë? Ndoshta ministri i Transportit Binali Yildirim. Ndoshta ministri i Energjisë, Berat Albayrak. Ai është kunati i Erdoganit. Erdogani do të kujdeset që pasardhësi i Davutoglusë të jetë më shumë sipas shijes së tij.

Prej kohësh duhet të vihen shumë pikëpyetje për ndarjen e pushteteve sipas kushtetutës, për shkak të përqendrimit të pushtetit në duart e Erdoganit. Këtë e bën jo vetëm opozita në Turqi. Edhe Parlamenti i BE-së dhe Komisioni i BE e kanë bërë këtë qartë në raportet e tyre të fundit. Sa më shumë të përqendrohet pushteti politik në Turqi te Presidenti Erdogan, aq më shumë do të shtohet shqetësimi për demokracinë dhe stabilitetin e kandidatit të BE.

Në trend

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

Magazina
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori