LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i Ilir Konushevcit kërkon zbardhjen e vrasjes së të vëllait

Vëllai i Ilir Konushevcit kërkon zbardhjen e vrasjes së të vëllait

Në Tiranë janë përkujtuar heronjtë e kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Për nder të dy të rënëve para 18 vitesh, në kryeqytetin shqiptar është mbajtur edhe një akademi përkujtimore si dhe janë bërë homazhe tek varri i dëshmorëve Konushevci dhe Mala.

Me këtë rast vëllai i heroit Ilir Konushevci, Arton Konushevci ka kërkuar që institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë ta zbardhin vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, të cilët u vranë në rrethana të pasqaruara në Miliskaj të Tropojës.


“Ne kemi mbetur peng të kësaj vrasje, nuk dimë asgjë, siç thashë kanë kaluar 18 vjet. Shpresojmë që edhe bashkëluftëtarët e Ilirit që kanë qenë shumë të afërt me të, të nisin të bëjnë diçka për këtë vrasje. Kujtimi për dëshmorët qoftë i paharruar”, tha Konushevci.

Ndërsa ministri i FSK-së, Haki Demolli foli për jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Ministri Demolli tha se përmbushja e detyrave të luftës me përgjegjësinë më të lartë, puna e palodhshme, gatishmëria për sakrificë, si dhe rënia e hershme në kohën kur frontit të luftës i nevojitej më së shumti, Ilir Konushevcin e bënë që të radhitet përkrah bashkëluftëtarëve dhe heronjve të orëve të para të lirisë, siç janë Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Luan Haradinaj, Sali Çekaj, Hakif Zejnullahu, e shumë e shumë trima të tjerë të kombit.

Ministri tha po ashtu se atdhedashësi Hazir Mala, jo vetëm që u shqua për aktivitetin e tij patriotik, por njëherësh ai u shndërrua në udhërrëfyes për shumë të rinj dhe trima, si të Malësisë së Gjakovës ashtu dhe nga e tërë Shqipëria, të cilët iu bashkëngjiten UÇK-së dhe luftuan trimërisht përkrah vëllezërve kosovar.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, tha se Ilir Konushevci e kishte lidhur jetën dhe rënien e tij heroike me një vepër të madhe, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe luftën për realizimin e saj.

“Ai u bë një ndër themeluesit e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarë me armë, luftëtarë me mendje, luftëtarë me zemër, luftëtarë me gjithë familjen e tij. Sakrificat dhe rreziku nuk i ndalën as pushka e arma e regjimit pushtues të Millosheviqit. Ai u vra në një ditë majit të vitit të madh të luftës sonë për liri, bashkë me atdhetarin dhe veprimtarin, mikun e tij të mirë dhe të pandarë Dr. Hazir Malaj. Kosova dhe të gjithë ne do të kemi përgjithmonë obligim themelor nderimin e veprës së të rënëve. Do të përulemi përherë para emrit, veprës dhe jetës së Heroit tonë Ilir Konushevci dhe mikut të urtë, Hazir Mala”, tha ambasadori Lladrovci. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori