LAJMI I FUNDIT:

Faleminderit që erdhe! (Apo nuk arrite?)

Faleminderit që erdhe! (Apo nuk arrite?)

Rreth 40% prej nesh nuk e përjetojnë orgazmën gjatë seksit, dhe askush nuk flet për këtë temë? Është koha për të thyer tabutë dhe për të treguar sekretet më intime.

“Nuk kishte të bënte me faktin që ai nuk përpiqej që unë të arrija orgazmën, atij thjesht nuk i interesonte ky fakt. Ai vinte edhe kur ishte i përgjumur, ishte radha ime. Ai njëherë me gjysmë zemre më ka prekur me gishtat e tij. Ishte e tmerrshme. Më la një mendim të ndyrë” – thotë një mësuese 27 vjeçare, e cila po ndan kaq shume detaje të jetës së saj seksuale, me një person totalisht të panjohur.

Mund t’ju duket habi, por kjo nuk është hera e parë që Megan po tregon historinë e saj. Në fakt, qindra njerëz kanë lexuar për orgazmën e Meagan apo mungesën e saj. Ajo është një nga shumë gra të cilat kanë ndarë histori rreth jetës së tyre seksuale në blog – un Tumble, “How To Make Me Corne”.


Faqja është një koleksionim letrash të hapura të shkruara nga femra për partnerët seksual që ato kanë pasur, atë që kanë tani, ose atë që do të kenë dhe çfarë i bën ato që të ndjejnë orgazmën. Brenda disa javësh pasi ka filluar të funksionojë si faqe në gusht të 2015, sot është mes më të përhapurave në rrjetet sociale.

“Nuk ma merrte mendja se do të zgjerohej kaq shumë, është e mrekullueshme”, thotë zbuluesja e blog-ut, shkrimtarja 27 vjeçare Sylvia. Ajo e krijoj blog-un, pas një përvoje seksuale të pakëndshme te sajën. Gjërat nuk po shkonin siç duhet në dhomën e gjumit, thotë ajo. “Ishte e vështire të flisja për këtë problem atë moment. Mendoja se ndonjëherë personi më i vështirë për të folur për seksin është ai me të cilin ti po kryen marrëdhënie. Në mirëbesim po i tregoja mikeshës sime, dhe duke u treguar shumë e sinqertë me të, me lindi ideja e krijimit të faqes How To Make Me Come.

“Është shumë e vështirë të jesh 100 % e hapur me dikë rreth seksit në jetën reale, dua të krijoj një platformë për femrat e tjera që të flasin rreth orgazmës dhe gjithçka lidhet me të”.

Brenda disa orësh pasi i dërgoi e-mail të gjithë kontakteve femra, duzina e-mail-e e përmbytën adresën e saj. Ato varionin nga femra në të tridhjetat e tyre të cilët nuk kishin përjetuar kurrë një orgazëm ose femra të cilat mund të arrinin kulmin vetëm përmes masturbimit.

“Më pëlqen se sa kontradiktore është si temë”- thotë Sylvia. “Dëgjon femra të cilat thonë që ato mund të vijnë thjeshtë nëpërmjet seksit oral dhe të tjera të cilat nuk vijnë vetëm nëpërmjet tij. Seksi është i ndryshëm për secilin nga ne”.

Ajo që letrat tregojnë qartë është fakti që femrat shpesh luftojnë që të përjetojnë orgazmën, ndërkohë që partnerët e tyre meshkuj triumfojnë në këtë gjë. Shkenca e mbështet këtë.

Një studim i fundit zbuloi se 57% e femrave e përjetojnë orgazmën, krahasuar me 95% e meshkujve. Ky është një përmirësim i madh krahasuar me një studim, i cili tregonte se vetëm 29% e femrave e përjetonin orgazmën, në krahasim me 75% e meshkujve. Por ka akoma një ndarje të madhe gjinore në kënaqësinë seksuale.

22222

“Kjo është diçka që unë e vë re në rrethin tim shoqëror. E dashura shpesh ankohet rreth faktit që nuk e arrin dot orgazmën gjatë seksit, ndërsa i dashuri i saj vjen gjithmonë. Ata nuk mendojnë se mund ta shtjellojnë këtë temë për shkak se, është tepër e vështirë për të folur rreth seksit, kështu që në vend që ata të luftojnë zhgënjimet mes njëri¬tjetrit, e lënë veten në dorë të arritjes se orgazmës vetëm përmes masturbimit“

Doktoresha Petra Boynton, një eksperte e seksit dhe e marrëdhënieve, nuk mendon se asnjë nga këto është domosdoshmërish për shkak të biologjisë – por është rezultat i një bote ku gratë janë ushqyer në mënyrë kontradiktore, shpesh të dëmshme me masazhe rreth seksit.

Disa gra rriten me këto mesazhe, në lidhje me të qenit të rezervuara, të mos qenit të hapura ndaj seksit”-thotë ajo. “Nëse ke atë nivel perceptimi ose ti ke një edukatë të dobët për seksin ku ti nuk ke dëgjuar asgjë për kënaqësinë femërore, ti nuk do ta dish se çfarë ka aty për ty. ”

Ajo thotë se ka një numër të madh arsyesh pse femrat luftojnë që të përjetojnë orgazmën, nga çështje që lidhen me stresin dhe ankthin, deri tek mungesa e njohurive. Por një nga çështjet më të mëdha është steriotipi se çfarë “seksi i mirë” është.

Statistikat tregojnë se në përgjithësi femrave dhe meshkujve u duhet një periudhë për afërsisht e njëjtë për të arritur kulmin kur masturbohen (dy deri në katër minuta), por gjatë seksit, femrës i nevojiten 20 minuta, ndërsa meshkujve shtatë deri në 14 minuta në përgjithësi. Mendohet se ato mund të arrijnë kulmin dy deri në tre minuta mbas depërtimit. “Kjo do të thotë që jo çdo femër mund të arrijë kulmin përpara partnerit të saj. E dimë se është OK që të vazhdojnë të kërkojnë derisa dhe ato të jenë të kënaqura gjithashtu – ose të gjejnë mënyra të ndryshme që të ndihmojnë veten të arrijnë kulmin – është diçka që shume femra kanë nevojë ta përqafojnë si ide”, thotë doktoreshë Boynton.

Femrat kanë nevojë të dinë që ato mund ta thyejnë këtë koncept të pranuar, thotë ajo. “Çfarë ndodh ti nuk e arrin atë gjatë orgazmës së mashkulli? Çfarë ndodh të përdorësh një lodër seksi ose e prek veten tënde gjatë seksit?” Ky koncept’ sesi seksi duhet të jetë nuk vë thjesht femrat nën presion që ta provojnë ose të arrijnë orgazmën përpara partnerit të tyre, ai gjithashtu ndikon në idetë e tyre për të kuptuar orgazmën. Disa do ta fajësojnë veten e tyre që nuk e arrijnë kulmin
gjatë depërtimit, seksit oral dhe stimulimit të klitorit. Pjesa më e madhe e paditurisë së femrave rreth orgazmës vjen nga mënyra sesi ato e kanë portretizuar nga televizori, filmat dhe librat”

Nuk ka dyshim se femrat po kërkojnë në internet për biseda të ngjashme rreth seksit. How To Make Me Come ka pasur miliona shikues qëkur është lansuar.

111111

Si të kërkoni çfarë dëshironi

– Orgazmat janë si sallat e vallëzimit. Për tu përsosur në to, dikush ka nevojë të marrë rolin e liderit. Vendosi duart e tija mbi të tuat dhe udhëhiqe atë. Ai shumë shpejt do t’i kapë lëvizjet.

– Argëtohu, flirto, luaj lojra seksuale. Direkt pas seksit, ktheje nga vetja jote dhe thuaji çfarë të pëlqen. Kjo përforcon respektin për seksin dhe përcakton qëndrimin e përsosur për të thënë atë që ju doni që ai të provojë herën tjetër. Gjithmonë nise kërkesën tënde me “Me pëlqen” dhe ndiqe këtë me një teknike specifike.

– Përshkruaj orgazmat e tua, në vend që t’i numërosh ato. Kur ai ju dëgjon ndërkohë që i përshkruani ndjenjat dhe kënaqësitë tuaja erotike, ju garantoj që ai do t’ju pyesë në lidhje me kushtet ose kërkesat tua. /Telegrafi/