LAJMI I FUNDIT:

Greqi, fillon greva 48 orëshe

Greqi, fillon greva 48 orëshe

Grekët kanë filluar një grevë tri-ditore në shenjë proteste kundër masave shtrënguese ndaj reformave të reja për tatime dhe pensione.

Anijet, transporti publik dhe punonjësit e departamentit të shërbimit civil janë në mesin e sektorëve të goditur nga përpjekjet për të ndaluar taksat dhe pensionet.

Kjo grevë është paralajmëruar edhe më herët dhe do të zgjasë 48 orë, deri të dielën, ndërsa është organizuar nga sindikatat e sektorit publik dhe atij privat.


Greva ka rezultuar me mbylljen e disa shërbimeve, si udhëtimet me anije, me tren apo autobus, shërbimi i mbeturinave dhe disa nga departamentet e tjera që ofrojnë shërbime për qytetarët.

Pas grevës tri-ditore, sindikatat në Greqi kanë paralajmëruar protestë për të dielën.