LAJMI I FUNDIT:

Për ajër të pastër dhe zhvillim ekonomik

Për ajër të pastër dhe zhvillim ekonomik

Dikur thuhej se duhet të zgjedhim ndërmjet alternativave: ajrin e pastër, apo zhvillimin ekonomik. Tani mund të arrihen që të dyja përnjëherë. Premtohet se model do të jetë termocentrali “Kosova e Re”.

Sivjet dhe në mot parashihet se norma e rritjes ekonomike të Kosovës do të sillet 3.6-4.0 për qind. Rritja kaq e ngathët nuk ofron asnjë shpresë për tejkalimin e problemeve të rënda sociale, por të zëmë hapin zhvillimor me shtetet së paku në rajon, si është Shqipëria, apo Maqedonia. Ndonëse ato po shënojnë normë më të ulët të zhvillimit,megjithatë, ende qëndrojnë larg Kosovës.


Arritja e këtij synimi nuk është aspak i lehtë, pasi që ekonomia edhe më tutje mbetet peng i çështjeve që për këtë shekull duken banale- siç është për shembull furnizimi i qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike. Kësaj duhet shtuar edhe debatet e stërzgjatura rreth asaj se a i duhet vendit prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri, cila duhet të jetë fuqia e termocentralit të ardhshëm, të cilat shkojnë deri aty që insistohet që Kosova të heq dorë nga linjiti dhe të orientohet te burimet e ripërtëritshme, madje edhe pa ditur mirë se sa mund të jenë potencialet e tyre reale.

Në vend, kohëve të fundit janë duke u rritur shqetësimet për shkak të shkallës së lartë të ndotjes që është shumë normale sepse edhe qytetari kosovar meriton një mjedis të pastër.

Arsye të këtilla mund të kenë banorët e disa vendbanimeve, ku kryesisht janë objektet industriale të trashëguara nga e kaluara. Mirëpo, në të gjitha këto zhvillime po harrohet një fakt- kur janë në pyetje termocentralet ambienti i degraduar dhe ajri i ndotur vjen nga teknologjia e vjetërsuar dhe mungesa e investimeve në mirëmbajtjen dhe avancimin saj, t’i kemi parasysh disa fakte –në Kosovë ende mbahen në jetë termocentrali që ka arritur moshën 55 vjeçare. Njeriut, si qenie më e përsosur, nëëtë moshë do t’i duheshin edhe dhjetë vjet që të pensionohet, apo kur bëhet joproduktiv për punë.

Ndërkaq, të mos harrojmë se te rasti i termocentralit bëhet fjalë për një makineri, e cila për më shumë se gjysmë shekulli ka djegë qymyr për të nxjerrë energji elektrike. Pra, amortizimi është tejet i qartë. Po ashtu edhe termocentrali , për të cilin po themi se është më i mirë- “Kosova B” ka 33 vjet qëështë në prodhim (blloku i parë). Mirëpo, që nga atëherë nuk ka pasur asnjë investim serioz në riparimin dhe modernizimin e tij. Edhe ai ka nevojë urgjente për intervenim.

Ky është ambienti në të cilin prodhohet energjia elektrike në Kosovë. Vërtetë është shqetësues për shkak të shkallës së lartë të ndotjes. Por, me këtë rast duhet pasur parasysh se ndotja nuk është produkt i djegies së qymyrit, por i teknologjisë së stërvjetërsuar dhe i mungesës së investimeve. Prandaj, do të ishte shumë më e arsyeshme sikur protestuesit në Kastriot të kërkonin zhvillim ekonomik, punësim, standard më të mirë,ajër, tokë dhe ujë të pastër.

Në kërkim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, që nënkupton edhe punësimin,njëkohësisht edhe mjedis të shëndoshë për jetë duhet besuar në premtimet që jep investitori për termocentralin “Kosova e Re”, por edhe planeve që ka qeveria për termocentralet e vjetra “Kosova A” dhe “Kosova B”. Përderisa nuk krijohet nuk mund të kemi zhvillim dhe punësim më i madh, meqenëse mungon energjia elektrike.

Nuk mjafton vetëm të krenohemi para investitorëve se Kosova është vendi me rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë, kurse nga ana tjetër kundërshtohen investimet për valorizimin e tij.

Ndërkaq, përbrenda këtyre debateve, nuk duhet të anashkalohen premtimet të cilat investitori “Contur Global” ka pranuar me nënshkrimin e kontratës: duhet të arrihet niveli total i efiçencës së termocentralit prej së paku 37 për qind. Madje, ai shkon edhe më larg duke premtuar një efiçencë më të lartë se 40%, e cila barazohet me 10% më pak dyoksid karboni për njësi të energjisë elektrike të prodhuar, rekomandime të konfirmuar edhe në studimet e institucioneve ndërkombëtare, të cilat fare nuk janë të involvuara në projektin e ri energjetik.

Po ashtu, termocentrali i ri do të jetë në përputhje me standardet e BE-së për kapjen dhe ruajtjen e karbonit, një metodë e re e pastrimit nga shkarkimet industriale të cilat mund të zvogëlojnë ndotjen me një të tretën.

Këto janë kushtet që i janë parashtruar investitorit, të cilat ai i pranon dhe garanton se do t’i përmbushë. Me këto kondita projekti duhet të përkrahet dhe të insistohet që sa më parë të filloj ndërtimi i tij, ashtu që zhvillimi të mos mbetet peng i mungesës së energjisë elektrike dhe i interesave të lobeve të ndryshme. Që të gjitha këto japin zgjidhje për dilemën e dikurshme: ajër të pastër, apo zhvillim ekonomik. Janë shanset reale që me termocentralin e ri të kemi që të dyja. Plus duhet shtuar edhe efektet tjera – punësim, ngritje të standardit dhe hapje të perspektivës.

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori