Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për nëntë imamët e akuzuar për rekrutim dhe dërgim të shqiptarëve në Siri. Pas një gjyqi të zvarritur në disa seanca, u dha një dënim i përgjithshëm prej 126 vitesh heqje lirie për 9 të akuzuarit për terrorizëm.
Ja nga sa vite burgim morën të akuzuarit:
Bujar Hysa: 18 vjet;
Genci Balla: 17 vjet;
Gerti Pasha: 17 vjet;
Zeqir Imeri: 16 vjet;
Orion Reçi: 13 vjet;
Verdi Morava: 13 vjet;
Edmond Balla: 13 vjet;
Fadil Muslimani: 12 vjet;
Astrit Tola: 7 vjet.
Avokati i Orion Reçit tha se do ta ankimojë “vendim e padrejtë” të dhënë për klientin e tij.
Para shpalljes së vendimit Verdi Morava, Astrit Tola dhe Orjon Reçi, pjesë të grupit të xhihadistëve, mbi të cilët rëndojnë akuzuat për rekrutim dhe dërgim të besimtarëve myslimanë shqiptarë në Siri, dëshmuan sot para gjykatës.
Tola deklaroi se akuzuat që rëndojnë mbi të janë të pabaza.
“Nuk kam lidhje me akuzat, jam besimtar mysliman”, ka theksuar ai.
Ndërsa Verdi Morava i cilësoi akuzat ndaj tij të pabaza dhe qesharake.
“Jam këtu për shkak të besimit tim mysliman. Kryeprokurori Llalla e ka pranuar që nuk jemi grup. Ne njihemi nga xhamia nuk ekziston mes nesh grup”, tha ai.
Sakaq, raportohet se familjarët e të akuzuarve që ndiqnin seancën nga afër, gjatë kohës së pushimit kanë falur namazin në oborrin e Gjykatës.
Prokuroria kërkoi dënimin e 9 të akuzuarve me 152 vite burg në total. Për Genci Abdurrahim Balla, i vetëshpallur imam i xhamisë së Unazës së Re, Gert Pashja dhe Bujar Hysa, edhe ky i vetëshpallur imam i xhamisë së Mëzezit, u kërkua dënimi me nga 20 vite burg secili.
Për të pandehurin Zeqir Ymeri, prokuroria kërkoi dënimin me 17 vite burg. Ndërsa, për Edmond Balla, Verdi Morava, Fadil Muslimani, Astrit Tola dhe Orion Reçi u kërkua dënimi me nga 15 vite burg.
Grupi i imamëve të vetëshpallur të akuzuar për terrorizëm nuk e kanë pritur mirë vendimin që Gjykata për Krimet e Rënda dha mbrëmjen e kësaj të marte, duke i dënuar në total me 126 vjet burg.
Gjatë leximit të vendimit nga kryesuesi i trupës gjykuese, gjyqtarja Liljana Baku, ata i janë drejtuar me fjalët: “Shumë shpejt do ta merrni dënimin”.
Thuajse gjatë gjithë seancës ata kana thirrur vazhdimisht: Allahu Akbar.
Por edhe jashtë gjykatës, kanë qenë mbështetës dhe familjarë të imamëve të vetëshpallur të cilët kanë kërcënuar kameramanët dhe gazetarët e pranishëm që të mos filmonin. Për të normalizuar situatën është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja”.
Ndërkohë, avokati i grupit të xhihadistëve u shpreh për gazetarët se “ky vendim duhet të acarojë gjithë Republikën e Shqipërisë, është kundër besimit, asaj që ndiejnë besimtarët” Ai ka kritikuar edhe faktin që vendimi u dha në mbrëmje, duke lajmëruar se do të bëjnë ankimim të këtij vendimi, por ditën. “Shpallet vendimi jashtë orarit zyrtar, është shkelje e hapur. Ka qenë totalisht një diskriminim nga fillimi deri në fund, gjykata e dhe vendimin për 50 minuta”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025